Godina “Gjethi” i SHISH i kalon
Min. së Kulturës, do bëhet muze

Godina “Gjethi” i SHISH i kalon<br />Min. së Kulturës, do bëhet muze
TIRANE- Godina e emërtuar “Gjethi” do të kalojë nga pronësia e Shërbimit Informativ të Shtetit në atë të Ministrisë së Kulturës. Me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, kjo godinë për të cilën do të jetë përgjegjëse për administrimin Ministria e Kulturës, pritet të kthehet në një muze me materiale autentike të përdorura nga Sigurimi i Shtetit.
 
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos “Ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit, nga Shërbimi Informativ i Shtetit te Ministria e Kulturës, të pronës së paluajtshme shtetërore, me emërtimin “Objekti “Gjethi””, adresa: rruga “4 Shkurti”, Tiranë, ndodhur në zonën kadastrale 8380, me sipërfaqe të përgjithshme 1 667,06 (një mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë presje zero gjashtë) m2 dhe sipërfaqe ndërtese 513,66 (pesëqind e trembëdhjetë presje gjashtëdhjetë e gjashtë) m2, sipas formularit dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi, për çeljen e muzeut me materiale autentike të përdorura nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe riprodhime të ndryshme”.
 
Sipas vendimit, “Ministrisë së Kulturës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore