Godina mbahet e bllokuar prej 3 vitesh, degradojnë materialet me vlerë të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar

Godina mbahet e bllokuar prej 3 vitesh, degradojnë materialet me vlerë të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar

Prej tre vitesh, Teatri Kombëtar është bllokuar nga një grupim aktivistësh, të njohur si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët janë kundër ndërtimit të një Teatri të ri. Gjatë kësaj kohe, institucioni i teatrit dhe aktorët e tij janë zhvendosur tek ArTurbina për vënien në skenë të shfaqjeve, por pa mundur të marrin në dorëzim inventarin e materialeve me vlerë historike për Teatrin Kombëtar.

Me bllokimin e godinës së vjetër të teatrit nga aktivistët, materiale me shumë vlerë për artin teatror shqiptar, por edhe për vetë aktorët që kanë dhënë shfaqje aty ndër vite, si kostume, rekuizita, bobina, shirita e objekte të tjera të rëndësishme, kanë mbetur peng brenda godinës, të cilat sot nuk dihet nëse janë vjedhur, dëmtuar apo degraduar nga koha. Më i trishtueshëm është fakti se askush nuk mban përgjegjësi për këtë, thotë bashkia e Tiranës.

Në godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar ka një sërë sendesh me vlerë historike, që nga kostumet e roleve të shfaqjeve që janë vënë në skenë në vitet e para të themelimit të Teatrit, elementë të rekuizitës së shumë shfaqjeve ndër vite (si gota, pirunj, pjata, karrige, vegla muzikore etj). Po ashtu, aty ka prozhektorë të viteve 1960, të cilat sot kanë një vlerë të madhe historike dhe dekorative, apo elemente të tjerë të kabinës së ndriçimit e viteve të para të jetës së teatrit.

Madje, në dhomën e fonisë gjenden edhe materiale si magnetofonë të vjetër, kaseta, bobina etj., ku janë të regjistruar zërat e aktorëve ndër vite, që mund të kenë humbur dhe në rast se kjo ka ndodhur, është një humbje e jashtëzakonshme për artin shqiptar.

Garderoba ku mbahen kostumet e shfaqjeve dhe rekuizita kanë një vlerë të rëndësishme historike dhe monetare për Teatrin Kombëtar. Aty janë edhe kostumet e komedisë së famshme “Karnavalet e Korçës” e visit 1964, të cilat janë ruajtur dhe mirëmbajtur me shumë kujdes ndër vite. Aty janë edhe kostumi i aktorëve të mëdhenj, Violeta Manushi dhe Ilia Shyti, dy protagonistët e shfaqjes. Po ashtu edhe kostumi që ka mbajtur veshur i madhi Robert Ndrenika në shfaqjen “Nata e 12-të” e Shekspirit, apo Ndrek Lucës kur interpretoi “Arturo Ui” në vitin 1971.

Bashkia thotë se në përpjekje për të mbrojtur një godinë të ndërtuar përkohësisht nga italianët, grupimi i Aleancës po lë të degradojnë të gjitha vlerat historike, por edhe memorien e institucionit më të rëndësishëm të artit shqiptar, atë që në fakt duet ruajtur me çdo kusht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja