INVESTIGIMI/ Godinat që morën jetë! Si u 'rrit' ndër vite 'Miramare' me 4 kate mbi të njëjtat themele...Alarmi i PADËGJUAR i 2010-ës për pallatet e Thumanës: Janë rrezik

TIRANË - Babëzia për të ndërtuar diku me leje dhe ku pa leje për të shtuar një kat më tepër mbi kolona të paqëndrueshme si dhe mosfunksionimi për një kohë të gjatë i instancave shtetërore ka sjellë dëme të konsiderueshme nga tërmeti 6.4 ballë i rënë në 26 nëntor 2019 në Shqipëri.

Emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv zbarthi detaje nga abuzimet në ndërtime që i kanë kthyer godinat në "fije kartoni" përballë fatkeqësive natyrore.

Gjendja e mjerueshme e tre pallateve në Thumanë që u shembën pas tërmetit, është denoncuar prej vitit 2010 por nga kjo kohë e deri më 26 nëntor, askush nga zyrtarët nuk kishte marrë masa, për të parandaluar një tragjedi të tillë. Mosveprim ky që në ditët në vijim ka shumë gjasa që të shoqërohet edhe me verifikime hetimore nga prokuroria e Krujës.

Nga ana tjetër objektet e rrëzuara si Bar-Restorant dhe Hotel “MiraMare” në Durrës, janë ndërtime që kanë nisur si godina 2 katëshe dhe që më pas në vitet në vijim, janë rritur me leje ose pa lejë nga bashkia Durrës, me tre apo katër kate të tjera. Kjo ka bërë që pesha mbi kolonat e projektuara për ndërtim dy kate, të rritet mbi kapacitetin e mundshëm.

Nga 2 kate në 6 kate...Si u "rrit" Mira Mare

Kjo është një fotografi satelitore e zbuluar nga “Shqiptarja.com” që tregon gjendjen faktike se si ka qenë objekti “Mia Mare” në vitin 2007 dhe si është rritur në vitin 2018. Fotografia flet vetë. Nga dy kate në 2007, ky objekt është rritur në nivelin e 5 kateve apo 6 kateve në vitin 2018.

Këshilltarja për median e Drejktorit të ALUIZNI dhe Kadastrës Artan Lame, tha për gazetën “Shqiptarja.com” se drejtoria e Kadastrës në Durrës po shikon të gjitha objektet që kanë pasur dëmtime të rënda apo janë shembur dhe në ditët në vijim do zhvillohet një analizë për gjëndjen. Nga ana tjetër një hartë elektronike e publikuar në portalin shtetëror ASIG, jepen të gjitha zonat me rrezikshmëri natyrore në Durrës dhe Krujë. Në këtë hartë, që është shoqëruar me informacionin e Drejtorisë së Emergjencave Civile, jepet informacion për rrezik nga zjarri, përmbytja, rrëshkitja e gurrëve, hidrovorët e deri tek mushkonjat. 

Por a ishte paralajmëruar një tragjedi e tillë në Thumanë?

Nga kërkimet e kryera nga “Shqiptarja.com” rezulton se tragjedia e ndodhur dy ditë me parë në Thumanë, është raportuar dy herë pranë Drejtorisë së Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Komunën Thumanë dhe shtabit të emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes.

2 raportet për rrezikshmërinë e pallateve në Thumanë....u shpërfillën

Ish-shefi i komisariatit të Krujës me inicialet D.S, në kushtet e anonimatit tha për “Shqiptarja.com” se qysh prej vitit 2010 kur drejtonte policinë e Krujës, ka hartuar dokumente konkrete ku tregonte gjendjen e mjerueshme të këtyre pallateve në Thumanë.

“…më kujtohet që për këto pallate në Thumanë, kam përpiluar dokumentacion konkret, jo njëherë por dy herë. E para ka qenë për situatën e përmbytjeve në vitin 2010, kur e gjithë zona rreth pallateve ishte e rrethuar nga uji. Unë si shef komisariati kam raportuar me dokumente konkrete në Drejtorinë e Emergjencave Civile të kohës por dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, që të merreshin masa për largimin e banorëve, pasi këto objekte ishin në gjendje shumë të amortizuar dhe prania e ujit në katet e para i kishte dëmtuar akoma dhe më tepër. Të gjitha denoncimet janë shoqëruar dhe me tabela fotografike që tregonin gjendjen e pallatit…”-thotë ish-shefi i komisariatit.

Ndërkohë ky i fundit shton se një raportim i tillë është kryer edhe herën e dytë, në vitin 2013 ku zona pati përmbytje dhe pak muaj më vonë u pasua me lëkundje tërmeti.

“…E kam raportuar edhe në 2013, duke dhënë informacion se familjet duhet të evakuoheshin në një objekt tjetër, pasi gjendja e godinës ishte shumë e mjerueshme…”.

Si në 2010 dhe në 2013, në të dyja rastet nuk pati asnjë ndërhyrje si nga qeveria e asaj kohe “Berisha” por edhe nga qeveria aktuale, që pasoi në vitet më pas.

Pse nuk u evakuan banorët në Thumanë?! Prokuroria: Do të ketë hetim! 

I kontaktuar në telefon drejtuesi i prokurorisë së Krujës zoti Petrit Cano, tha për “Shqiptarja.com” së çështja e tragjedinë në Thumanë, do të verifikohet me imtësi për të parë nëse rasti në fjalë ishte denoncuar, dhe pse nuk ishin marrë masa emergjente për evakuim të banorëve.

“…Sigurisht që në një moment të mëvonshëm do të ketë një verifikim nga ana e prokurorisë Krujë. Verifikimi jonë do shtrihet për të parë arsyet, se pse nuk është reaguar dhe marrë masat. Por për momentin, nuk mund ta bëjmë tani këtë gjë. Unë, së bashku me disa prokurorë dhe oficerë të Krujës, këto ditë kemi qenë në teren duke kryer veprimet tona për dokumentimin ligjor të gjithë rasteve të plagosjes dhe vdekjes së banorëve. Për rastet kur banorët kanë humbur jetën nën rrënoja, kemi kërkuar që trupat t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, dhe më pas t'i dorëzohen familjarëve për ceremoninë përfundimtare. Çdo gjë duhet të dokumentohet nga ana jonë, sepse në ditët në vijim, vetë familjarëve dhe të afërmit e viktimave, do u nevojitet dokumentacioni për të kërkuar dëmshpërblimin financiar dhe jo vetëm…”-thotë prokurori i Krujës Petrit Cano.

1574972528_miramaresishte001.jpg

Si ishte Hoteli MiraMare ne Durres

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elvira: 30/11/2019 14:42

    Me kete rast duhet te kontrollohet cdo pallat ne shqiperi nga inxhinjeret qe te parandalojne ndonje tragjedi tjeter. Neser,pasneser mund te bjre termet ne ndonje qytet tjeter duhen mare masa

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/11/2019 06:55

    30 vjet bajgëri fshatare qe bëri kerdine më ndertime te shemtuar pa sistem e pa siguri. E kthyen vendin në Kandahár. Na vjen turp të sjellim ndonje mik të huaj nga shemtirlleku i pafund. Shikoni Sarandën, shemtiren e shemtirave, mu si surreterit e fshatarëve qe e ndertuan ashtu.

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 29/11/2019 00:41

    Kriminelet qe shkaktuan kete fare tragjedie dihet kush jane, qe nga kryetari I bashkise e deri tek firmat e ndertimit. Gjeja me e mire qe duhet bere eshte te futet rruspa por ku te vene hallexhinjte thuaj qe kane blere shtepine me lek gjaku. Sot te tere dalin ne TV me ato fytyrat e tyre ku kane stampuar dhimbjen per kete fatkeqesi qe na kaploi te gjitheve si popull. Nuk degjova asnje politikan te dilte te dhuronte rrogen e vet apo te dhuronte disa miliona € nga ato qe kane vjedhur. Kjo papergjegjshmeri kaq e madhe shfarrosi familje te tera e la me mijera pa shtepi e katandi. Uroj vetem te mos kemi me te tilla goditje edhe te gjendet sistemim per tere keta njerez qe pane vdekjen me sy. Per te tjerat ne jemi mesuar, te tere pergjegjesit e ketyre ndertimeve vdekjeprurese do dalin pa lagur.

    Përgjigju
    • Dory: 02/12/2019 16:17

      Qeveria rrogen e nentorit do e kaloj per familjet qe Kane pase deme nga termeti... Presim ish opoziten tani cfare do bejne se baca nuk eshte ndier fare... Po i vjen fundi

  • Fitimi: 28/11/2019 22:36

    MOs blini asnje pallat apo hyrje ne plazh,ne durres;,,,mosni se do lini femijet neper keto pallate,,,sepse jane ndertuar nbi rere..Rera zhytet poshte....as ne kenete mos ndertoni se do lini kockat....

    Përgjigju
  • drita: 28/11/2019 22:13

    Sa lek ka mare inspektori i zones qe i ka lejuar, keta qelbesira meren me probleme te kota duke ju rene ne qafe banoreve dhe lejojne katastrofa te tilla. Keta duhen futur te paret ne burg.

    Përgjigju
  • Shabani: 28/11/2019 21:59

    A ka patur bashki durresi? Apo hante akullore dhe shiste beton. Pergjegjesia mbetet jetim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot