Prokuroria e Sarandës ka firmosur 11 masa sigurie të lëshuara për 3 efektivë të policisë, biznesmenë e zyrtarë në kuadër të hetimeve që lidhen me ndërtimet pa leje në zonën e Sarandës dhe në Ksamil.
Deri më tani raportohet se në pranga ka rënë Kristofor Shkrepa, specialit i policisë në Ksamil, efektivi Kastriot Satka dhe Alqi Papa, pronar i hotel ‘Oasis’. Në këtë hotel, Prokuroria ka sekuestruar një kat i dyshuar i i ngritur pa leje mbi tarracën e hotelit 6-katësh në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Masë sigurie është lëshuar edhe për efektivin Irakli Koçiaj, Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të beach-barit ‘Copacabana’ në Ksamil që u shemb së fundmi nga IMT pasi nuk dispononte lejen përkatëse. Pikërisht ky beach-bar çoi dhe në shkarkimin e kupolës drejtuese të Komisariatit të Sarandës për shkak se kishin lejuar këtë investim pa leje dyshuar nga grupe kriminale, në këmbim të ryshfeteve, si dhe në shpalljen në kërkim të pronares Arjola Dhrami Bajo.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











