TIRANE-Policia Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet në SHBA, Kanada, Angli, EUROPOL dhe INTERPOL kanë arritur që të godasin 7 grupe të strukturuara kriminale. Banda operonte në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, ndërsa kanë trafikuar përmes falsifikimeve një mijë shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Banda falsifikonte dokumentet për emigrantët shqiptarë sikur ishin shtetas evropianë, ndërsa më pas i trafikonin për në SHBA, Kanada dhe në Britaninë e Madhe. Grupi kishte shtrirje në disa shtete në Europë, madje deri në Irlandë, pra rrjeti ishte i sofistikuar dhe vepronte prej disa kohesh.

 

 

 

 

Nga 51 persona në kërkim, 39 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre 4 policë, ndërsa për 12 të tjerët (2 bullgarë) po punohet për prangosjen. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zbardhur emrat e 39 personave që u arrestuan, ndërsa ka dhënë detaje për operacionin. Katër policët e arrestuar janë me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar.

Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete në Shqipëri, Tiranë, Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë. REPORT TV ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të 39 personave nga Policia e Shtetit, ndërsa operacioni ka nisur që në dhjetor dhe është finalizuar mbrëmë.

Nga kontrollet, personave që u arrestuan u janë sekuestruar shumë dokumente, pajisje që shërbenin për falsifikimet, por edhe shuma të ndryshme monetare. Per operacionin punuan edhe 2 agjentë speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

200 shqiptarë në Angli dhe 800 në SHBA, banda fitoi 25 mln $
Report Tv mëson se personat e arrestuar bënin falsifikimin e dokumenteve për emigrantët e paligjshëm që kanë dërguar në Britani, SHBA dhe Kanada, sikur këta të fundit ishin shtetas europian, bullgar apo të tjerë. Rreth 200 persona janë dërguar drejt Britanisë ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada. Këto 7 grupe kriminale kanë përfituar rreth 25 milionë dollarë nga trafikimi i emigrantëve.

Kjo për faktin se rreth 200 shqiptare janë dërguar në Britani, ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada. Burime policore thanë se një pjesë e dokumenteve falsifikoheshin në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër jashtë vendit tonë. Mes personave të arrestuar janë edhe 3 femra si dhe një shqiptarë në Irlandë.


(Momenti i arrestimit të 39 personave)

Itineraret që përdornin trafikantët për emigrantët

•             Shqipëri – Itali - Mbretëri e Bashkuar
•             Shqipëri - Francë - Mbretëri e Bashkuar
•             Shqipëri - Bullgari - Belgjikë - Republika Domenikane - SHBA / Kanada
•             Shqipëri - Spanjë - Amerika Latine - SHBA/Kanada

Të arrestuar:
1.Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
2.Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
3.Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
4.Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
5.Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
6.Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
ë.Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
8.Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
9.Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
10.Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
11.Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
12.Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13.Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
14.Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
15.Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
16.Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
17.Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
18.Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
19.Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
20.Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
21.Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
22.Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
23.Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
24.Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
25.Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
26.Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
27.Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
28.Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
29.Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
30.Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
31.Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
32.Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
33.Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
34.Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
35.Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë - Peshkopi.


Policët e arrestuar
Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër

Në kërkim 12 persona
Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nga këta 2 shtetas janë me shtetësi dhe kombësi bullgare

(B.S, I.F, S.H, E.K, P.K, S.K, SH.K, A.Ç, A.E, J.SH, B.K dhe M.V)

U sekuestruan provat materiale
Gjatë kontrollit të ambjenteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshin nga autorët, janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale si:
•             10 njësi qendrore (kompjuteri)
•             8 printera lazer me ngjyra
•             15 laptopë, 3 I-padë,
•             56 aparate telefonash
•             17 automjete
•             5,600 euro, 1,000 $ dhe 3 400 000 lekë
•             5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare
•             Sasi dokumentash të ndryshme, si pasaporta e karta ID të kombësive të ndryshme, vula dhe elementë stampimi
•             1 armë zjarri automatike model 56 dhe 13 fishekë
•             1 armë gjahu

d.b/shqiptarja.com