Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje

Sendet e sekuestruara nga policia italiane, gjatë aksionit në Modena

Itali- Dy grupe ‘skifterësh’ shqiptare u goditën nga policia italiane në Padova dhe Modena gjatë dy ditëve të fundit, duke çuar në pranga 4 persona të dyshuar, dy prej të cilëve po përpiqeshin të arratiseshin nga vendi.

Në Modena dy prej shqiptarëve të ndaluar akuzohen për 19 vjedhje në seri, kryesisht në banesë, teksa janë sekuestruar si prova dhe materiale të marra.

Agjentët e Komisariatit të Policisë Modena arrestuan dy shqiptarë të moshës 37 dhe 40 vjeç, të dy me precedentë për krime kundër pronës, përgjegjës për vjedhjet e kryera dhe tentativa në banesa, të konstatuara nga data 29 tetor deri më 5 nëntor, raporton media e vendit fqinj.

Kurse Policia e Shtetit të Padovës njoftoi se ka arrestuar dy persona me origjinë shqiptare, të akuzuar se kanë kryer vjedhje banesash në lagjen Arcella dhe në lagjen Pacciolati të Padovës. Të dy, nga Emilia-Romagna, u arrestuan pas një hetimi të detajuar të kryer, që çoi edhe në gjetjen e bizhuterive dhe objekteve të çmuara, të cilat më pas iu kthyen pronarëve të tyre legjitimë, shkruan media italiane.

Dy të dyshuarit kishin bileta avioni për në Shqipëri, për këtë arsye u theksua rreziku i arratisjes, ndaj edhe u arrestuan.

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës