-
Itali/ Ishte kthyer në makthin e grabitjeve, ‘skifteri’ shqiptar ngre në ajër dy patrulla gjatë ndjekjes, plagosen 4 policë! I gjendet pistoletë, 2 shokët arratisen (EMRI)
Ndjekje si nëpër filma në rrugët e Salernos, 31-vjeçari çau dy postblloqe me mjetin e vjedhur, derisa u prangos nga efektivët. I gjenden arma që përdorte për krimet, pajisje për vjedhje dhe sende të plaçkitura. Dy të tjerët i shpëtuan arrestimit, kamerat dhe gjurmët i tradhtuan. Përdornin makina të vjedhura, targa false dhe radiomarrëse
8 Shkurt, 12:29 -
Padova/ Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Të katër me precedentë penalë, kamera dhe jeleku fosforeshent i tradhtuan (FOTOT)
Denoncimet e qytetarëve çuan karabinierët në gjurmët e të dyshuarve që përdornin makinë dhe shtëpi me qira për aktivitetin kriminal. Plaçkitje në seri gjatë muajit janar, të gjithë me precedentë për krime të rënda, nga vjedhja dhe deri te droga. Njëri kishte thyer masën e arrestit dhe përdorte identitet të rremë
6 Shkurt, 17:25 -
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
Banda shqiptare vidhte bizhuteritë në Rimini dhe investonte në drogë. Mes të arrestuarve edhe një karabiniere italiane, që i ndihmonte autorët me pensionistët ‘shënjestra’ të grabitjeve. Sekuestrohen mallra luksi të markave të shtrenjta, 40 ora me vlerë 800 mijë euro. Dyshohen edhe për përfshirjen në një grabitje, me pasojë vdekjen e një të moshuare
5 Shkurt, 21:59 -
Italia e kishte dëbuar pas dënimit, ‘skifteri’ 26-vjeçari shqiptar kthehet ilegalisht dhe kapet përsëri në aksion plaçkitjesh
Policia e Pavias u befasua kur pas prangosjes së të riut zbuluan se ai ishte arrestuar për të njëjtin krim në vitin 2022 dhe i dënuar. Pranoi që të dëbohej nga vendi për t’iu shmangur izolimit, por u rikthye në Pavia për të bërë punën e hajdutit të shtëpive
31 Janar, 08:06 -
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
Pak ditë më parë u godit një organizatë shqiptare e grabitjeve të banesave në rajone të ndryshme të Spanjës. Hetimet nga viti 2023, kryen krime edhe në Francë dhe Itali. Fitimet pastroheshin në Shqipëri
23 Janar, 22:22 -
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
Patrullat ndoqën për kilometra një veturë “Fiat Bravo” të dyshimtë në zonën e Caserta në Napoli. Grupi i grabitësve përplasi mjetin e efektivëve, 3 nga të cilët morën dëmtime. Gjatë ndjekjes në këmbë u kapën vetëm 3 nga katër të dyshuarit. Sekuestrohen materiale të ndryshme, u gjenden edhe radiomarrëse
22 Janar, 15:58 -
Itali/ Goditet banda e ‘skifterëve’, arrestohen 4 shqiptarët! Të përfshirë edhe në trafik droge, u kapen kokainë, armë dhe 20 mijë euro cash
Karabinierët futën në kurth makinën që përdornin hajdutët e dyshuar në Riccione. Një nga efektivët theu dorën gjatë ndjekjes, shqiptarët bënë rezistencë. Kapet sasi e madhe sendesh me vlerë të vjedhura, në banesë gjenden 700 gramë kokainë, armë dhe 20 mijë euro cash
20 Janar, 18:06 -
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptare, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris! Deri në 16 vjedhje në muaj, 300 mijë euro mall i grabitur (VIDEO)
‘Zemra’ e grupit në Shqipëri, i kërkohet Tiranës ta hetojë! Operacioni në disa zona të veriut të vendit pas ankesave të shumta të qytetarëve. Organizata e ‘skifterëve’ e ndarë në 3 nivele dhe me stërvitje ushtarake. Vepronin brenda natës në një zonë dhe zhdukeshin, përdornin makina të vjedhura, targa dhe dokumente false. Roje, shoferë, shtëpi me qira dhe ‘tregtarë’ për shitjen e mallit
20 Janar, 16:19 -
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
Vala e plaçkitjeve në lagjet e kodrës së Torinos ka sjellë edhe protestën e banorëve para Bashkisë. Karabinierët kapin në ndjekje një prej të dyshuarve, por të tjerët humbën gjurmët nëpër shkurre. Sekuestrohen pajisje dhe sende me vlerë të vjedhura
16 Janar, 16:09 -
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
Operacioni i fundit të nëntorit të vitit të kaluar pas një ndjekjeje nëpër qytet, përfundoi në Gjykatën e Macerata me një marrëveshje dënimi me 3,5 vite burgim për secilin nga 4 të arrestuarit. Por dënimi u konvertohet në arrest shtëpiak nga gjyqtarja e çështjes, edhe pse kishin precedentë penalë. U kapën me 120 bizhuteri ari e ora të vjedhura
12 Janar, 22:00 -
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
Të arrestuarit 21, 22 dhe 28 vjeç, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për vjedhje. U sekuestrohen edhe pajisje që shërbenin për vjedhje, mbanin kapuçë gjatë sulmeve. Dy tentuan arratinë, shoku i telefonoi që të largoheshin. U sekuestrohen euro edhe bizhuteri floriri
8 Janar, 23:06 -
Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet 'piloti' 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen
Patrullat i pikasën në qytet, teksa bënin lëvizje të çuditshme. Rrezikohet dhe jeta e efektivëve, në makinë u zbulohen mjete që shërbenin për vjedhje, si; disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida, leva dhe gërshërë elektrike
7 Janar, 19:19 -
Itali/ Grabitja 300 mijë euro e argjendarisë në mes të Firences nga banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, arrestohet kreu i grupit! Në kërkim 3 të tjerët
Një bandë prej katër personash sulmoi një javë më parë argjendarinë “Gold & Florence” në via Por Santa Maria, duke vjedhur sasi të madhe malli në bizhuteri floriri. Tre të maskuar kryen sulmin, i katërti i priste larg për çantat, por kamerat e tradhtuan
29 Dhjetor 2024, 15:42 -
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
Pesë persona u arrestuan, përgjegjës për të paktën 13 grabitje të banesave në seri në territorin e Madridit dhe rrethinat e tij, me një dëm që vlerësohet gati 500 mijë euro. Media spanjolle ka ndarë edhe pamjet e këtij operacioni, teksa agjentët shkojnë në një prej banesave ku kishte bazën banda shqiptare
25 Dhjetor 2024, 16:37 -
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
Operacion në tre rajonë, Veneto, Emilia Romagna dhe Lombardi, vjedhjet nga muaji nëntor dhe deri tani. Banda e kushërinjve përdorte mjete të vjedhura, 2 shpallen në kërkim, në pranga ‘shefi i skifterëve’, një 29-vjeçar shqiptar i dënuar më parë për vjedhje dhe një i afërm. Studionin banesat, sekuestrohen 150 sende dhe materiale me vlerë
20 Dhjetor 2024, 11:28 -
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
Dy aksione njëri pas tjetrit mbrëmjen e djeshme në Treviso. 38-vjeçari që drejtonte makinën e markës së njohur ishte dëbuar nga Italia në muajin shkurt, por u kthye fshehurazi. Karabinierët ndoqën edhe 4 të dyshuar me një “Volkswagen’ që kryenin vjedhje, por pasi lanë çantën me “arsenal”, u arratisën
15 Dhjetor 2024, 21:15 -
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
Ndjekje e rrezikshme në rrugët e qytetit të Lugo, 3 të dyshuarit për vjedhje në seri braktisën mjetin në varreza dhe hynë arave me të mbjella. 42-vjeçari ngeci në kanal, u përlesh me karabinierët. I zbulohen në makinë sende të vjedhura, materiale për bastisje, valutë dhe gurë të çmuar. Gjermania e kishte dënuar për 17 bastisje
15 Dhjetor 2024, 16:37 -
Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht
Më 6 dhjetor i riu u arresrua për një vjedhje që kishte kryer tre ditë më parë. U zbulua se kishte hyrë ilegalisht nga kufiri detar në zonën e Barit në nëntorin e vitit të kaluar. Gjykata vendosi dëbimin dhe ndalimin e lëvizjes në zonën Shengen gjatë 5 viteve të ardhshme
12 Dhjetor 2024, 17:45 -
Itali/ Pjesë e një bande ‘skifterësh’, shqiptari me precedentë arrestohet për herë të dytë në pak muaj! I dyshuar dhe për tentativë vrasjeje të një efektivi
I kishte shpëtuar ndjekjes policore pas vjedhjes më 31 Maj 2024, ku u kapën 3 miqtë e tij. U arrestua në Tetor për një episod kriminal, por pas lirimit gjurmët dhe provat e reja zbuluan se edhe ai ishte pjesë e vjedhjes së shtatë muajve më parë
11 Dhjetor 2024, 21:43 -
Spanjë/ Përgjegjës për mbi 30 grabitje në Malaga, goditet grupi i ‘turistëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Merrnin makina me qira me dokumente false
Hetimet nisën prej muajve të verës, pas ankesave të banorëve në zonat turistike. Gjatë operacionit të koduar 'Jazmin' u sekuestrohen sasi të mëdha bizhuterish floriri dhe ora të shtrenjta, mijëra euro dëme te pronarët e objekteve. Kishin strategji si ‘grabitës shëtitës’ dhe ‘turistë’, duke vështirësuar ndjekjen. Ndërronin dhe makinat
5 Dhjetor 2024, 16:51