Tre vëllezër janë konfliktuar në fshatin Midhe të Matit për shkak të pronësisë. Dy vëllezërit I. S, 45 vjeç dhe F. S, 42 vjeç janë vendosur në prangat e policisë pasi për motive pronësie kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S, 58-vjeç, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës.
Ndërkohë në pranga është vendosur edhe një vëlla tjetër, G. S, 34 vjeç, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.
Tani të tre vëllezërit do të përballen në gjykatë me akuzën 'dhunë në familje'.