Tetë studentët e hetuar nga Prokuroria për goditjen me vezë ndaj kryeministrin Rama dhe eskortës së tij vitin e shkuar gjatë një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale duhet të dënohen dhe në këmbim të kryejnë 60 orë punë publike.
Ishte kjo kërkesa e Prokurorisë gjatë pretencës së kësaj të hëne për studentët e hetuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa gjyqtari Arben Micko vendosi që të shpallë vendimin në muajin mars për këtë gjykim.
Vitore Çipi, një nga studentet e cila do të presë vendimin e këtij gjykimi ka reaguar në një status në Facebook pas kërkesës së Prokurorisë.
Sipas Çipit të protestosh për arsim publik dhe cilësor nuk është krim.
"Të protestosh për arsim publik dhe cilësor, për një universitet në funksion të dijes dhe jo pasurimit të pronarëve të diplomoreve private, për një universitet që është i mundshëm për të gjithë, quhet KRIM!
Ti sot dhunohesh në universitet mendërisht sepse ajo godinë nuk prodhon as dije, as mendim kritik, as ndërgjegje shoqërore, por vetëm kartona të pavlerë që quhen diploma.
Dhunohesh financiarisht sepse ti je vetëm një klient dhe trajtohesh si bankomat. Dhunohesh fizikisht nga badigardë, police e gardistë, sepse reagon dhe kërkon të arsimohesh. Nuk mjaftojnë të gjitha këto forma të dhunës, por duhet të bësh edhe BURG!
Kjo është reforma në drejtësi dhe vetingu i shumëfolur?! Ama, as dhuna e as burgu nuk na trembin për të vazhduar betejën në mbrojtje të universitetit. Deri në fund:
Arsim publik falas! Universiteti është i universitarëve, as i biznesmenëve dhe as i qeveritarëve”, ka shkruar studentja.
Tetë studentë, anëtarë të “Lëvizjes për Studentët” dhe tre të tjerët nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë më 2 nëntor të vitit 2015 qëlluan me vezë kreun e qeverisë Rama teksa ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël. Goditja me vezë erdhi në shenjë kundërshtie ndaj Reformës në Arsim e Lartë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com