TIRANË- Me urdhër të SPAK, një tjetër operacion po zhvillohet kundër mashtrimeve me Call Center. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksionin që është ende në zhvillim e sipër, bashkë me agjentët e BKH-së, po asistojnë edhe efektivë të Policisë së Shtetit.
Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe po ushtrohen kontrolle në disa ambiente, përfshirë pranë shkollës Sami Frashëri. Burime thonë se Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka arrestuar një efektiv policie me kërkesë të SPAK. Ka dyshime që të përfshirë janë edhe disa të tjerë, pjesë e uniformave blu që janë të përfshirë në këtë rrjet Call Center.
Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që u zhvatën evropianëve 50 mln euro. 10 persona ranë në pranga, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.
Vetë SPAK, në muajin janar, çoi në pranga 8 anëtarë të një grupi kriminal të mashtrimit me Call Center, të cilët aktivitetin e ushtronin në dy kulla luksoze në Tiranë.
Lajm në përditësim....
Komente











