VIDEO+FOTO/ Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, kapen mbi 5.3 tonë kokainë! 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)

ITALI-  Pesë persona mes tyre dhe një shqiptar u arrestuan në një peshkarexhe në bordin e të cilës u sekuestruan mbi 5.3 ton kokainë, bëhet fjalë për një ndër sekuestrimet më të mëdha në Itali informoi sot (20 korrik)  Guardia Di Financa e cila ka drejtuar operacionin.

Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe nëse do të hidhej në tregun Italian ku dhe ishte destinuar do të sillte një fitim prej 850 milionë euro.

Të arrestuar janë një shtetas Italian, dy tunizianë, një francez dhe një shqiptar, i identifikuar si Elvis Lleshaj, 35 vjeç.

Në operacion kanë qenë të angazhuara edhe mjete ajrore dhe detare të komandës aero-detare të dhe të departamentit operativ aero-detar të Palermos, në koordinim me hetuesit e policisë ekonomiko-financiare të Palermos.

Operacioni nisi të martën në mbrëmje, 18 korrik kur një avion vëzhgues konstatoi në kanalin e Siçilisë u zbulua se një varke peshkimi me flamurin e Republikës së Palau (ishujt e Paqësorit) së cilës iu afrua një varkë peshkimi që ishte nisur nga brigjet kalabreze. ‘Anija mëmë’ ishte vendosur në kufi me ujrat territorialë italianë dhe priste peshkarexhen për të dorëzuar ngarkesën.

Në orët e para të mëgjesit të së mërkurës, 19 korrik, është parë që guvertën e anijes ishin nxjerrë një numër i madh pakoshtë  cilat më pas ishin hedhur në det ndërsa po afrohej peshkarexha taliane. Kjo e fundit nga ana tjetër kishte caktivizuar sistemin e lokalizimit Ais, për të marrë më pas në bord ngarkesën e hedhur në det.

1689891499_17594396714a5c5998dea43cb8b8a9e2ef3165b11.jpg

Guarda di Financa ka ndërhyrë në momentin kur anija po kthehej në ujrat territoriale pasi kishte marrë të gjithë ngarkesën e drogës në bord. Droga u gjet në një dhomë të peshkarexhes. 

Nga ana tjetër është ndjekur edhe “anija mëmë’ e cila po përpiqej të kthehej në det në drejtim të Turqisë. Anina me një ekuipazh prej 15 shtetas ukrainas, turq dhe azerbajxhanas u shoqërua më pas në portin e Palermos.

Personat e arrestuar janë:

Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç.

 Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra;

Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç, banues në Tricase;

Sami Mejri, tunizian, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto;

Yanis Malik Bargas, francez, 19 vjeç

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU