6 persona kanë përfunduar në burg duke shkatërruar kështu bandën gjermano-shqiptare të trafikut të drogës.

Personat e arrestuar janë kryesisht banues në Wolfsburg dhe Helmstedt. Sipas mediave gjermane, policia ka sekuestruar 1 kg kokainë si dhe rreth 50 kg marijuanë. Sasia e drogës kap shifrën e rreth gjysmë milioni eurosh.

Kjo bandë sipas hetuesve gjermanë ka trafikuar sasi të mëdha droge nga Holanda, Italia dhe Shqipëria duke furnizuar tregun lokal atje. Dy burra përkatësisht 29 vjeç dhe 51 vjeç janë arrestuar mbrëmjen e 11 korrikut.

Oficerët e policisë gjetën 1 kg kokainë në automjetin e tyre. Kërkimet shtesë të policisë në Wolfsburg dhe Helmstedt sekuestruan edhe 50 kg marijuanë.

Me kërkesë të prokurorit, Gjykata e Qarkut në Braunschëeig  lëshoi 6 urdhër-arreste kundër anëtarëve të bandës. Të gjithë janë në paraburgim. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com