Goditet banda shqiptare e ‘shtëpive të barit’ në Spanjë! Kokat e grupit punësonin në plantacione njerëzit e tyre

Goditet banda shqiptare e ‘shtëpive të barit’ në Spanjë! Kokat e grupit punësonin në plantacione njerëzit e tyre

Pamje brenda 'shtëpive të barit' në Spanjë

Policia spanjolle ka goditur një bandë të trafikut të drogës e cila drejtohej nga shqiptare. 14 persona janë arrestuar në një operacion që ka çmontuar një grup kriminal të specializuar në kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në zonën e ‘Camp de Tarragona’ , ku u kryen 9 kontrolle në ndërtesa industriale dhe shtëpi.

Mediat spanjolle raportojnë se të arrestuarit janë të moshës 20 deri në 51 vjeç  dhe akuzohen për kultivimin, trafik droge dhe krime kundër shëndetit publik si dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Hetimi për këtë rast, ka nisur në fund të vitit 2021, për një grup personash që kultivonin dhe shpërndanin sasi të mëdha marihuane

Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman” , u konstatua se drejtuesit e bandës shqiptarë përdornin bashkatdhetarët e tyre për t’u kujdesur dhe monitoruar plantacionet në ndërtesat të ndryshme apo shtëpi një familjare që ndodheshin në zona gati të izoluara dhe me pak lëvizje.

Policia gjeti gjashtë ndërtesa në të cilat grupi kishte plantacione marijuanë, në të cilën bandat merrnin prodhim 4 ose 5 herë në vit dhe për plantacionet vidhin edhe energjinë elektrike për të shmangur pagesën e faturave të kripura.

Mes të arrestuarve ishte edhe një person që kishte një urdhër arresti europian nga Italia, për krime kundër shëndetit publik.

Plantacionet që u zbuluan ndodheshin në komunat Tarragona, Querol, Vic, l'Ametlla de Mar, Vandellòs i l'Hospitalet de l'Infant dhe Mont-roig del Camp .

Në total janë sekuestruar mbi 2600 bimë marijuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje, 21 mijë euro cash si dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës.

Gjykata vendosi të lërë në burg 5 prej nga 14 të arrestuarit ndërsa për pjesën tjetër është vendosur lirim me kusht, heqjen e pasaportës dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë