ITALI- Një biznes i vërtetë familjar me bazë në Falconara të Anconës ka çuar në arrestimin e 7 personave. Bëhet fjalë për një familje e cila merrej me prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në prangat e policisë ka rënë koka e bandës, një 32-vjeçar shqiptar, vëllai i tij i vogël 29-vjeçar; një senegalez 47-vjeçar; një italiane 35-vjeçare; gruaja e kapos dhe një gjyshe 64-vjeçare, e cila ishte mjaft aktive në dyqanin poshtë shtëpisë, ku edhe prodhohej droga. Një urdhër detyrim paraqitje u lëshua për një 56-vjeçar, i cili luante rolin e mbajtësit të parave.
Banda e fshihte drogën në një vrimë afër shtëpisë, ku edhe jetonin 4 fëmijë dhe më pas klientët shkonin dhe e merrnin. Gjatë operacionit të policisë, policia sekuestroi një kg hashash dhe 40 gram kokainë.