MADRID-Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare që akuzohet se ka realizuar mbi 50 grabitje banesash dhe biznesesh në disa qytete. E ndërsa mediat spanjolle publikojnë pamjet nga disa grabitje, policia njofton se ka arrestuar tre shqiptarë të moshës nga 24 deri në 27 vjeç në kuadër të operacionit ‘Dajt’. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, ndërsa publikohet pamjet e momentit kur janë arrestuar nga policia spanjolle. Ata thyenin dyert dhe dritaret, ndërsa më pas futeshin brenda duke grabitur sende me vlerë dhe gjithçka gjenin.
Komento