Policia e Tiranës ka prangosur këtë të shtunë katër persona, mes të cilëve tre femra, pasi ato ushtronin profesionin e prostitucionit në një bar restorant në kryeqytet.

Siç bën të ditur dhe policia, pas operacionit të koduar “Deep” në pranga kanë rënë: A.Sh, 61 vjeçare, S.H, 31-vjeçare, A.H, 24-vjeçare, dhe N.Z, 30 vjeçare.

Arrestimi i tyre u bë pas nje hetimi nje mujor nga seksioni i trafiqeve te paligjshme, ku nga ky hetim ka rezultuar se A.Sh në lokalin e saj në Bërzhite ka krijuar kushtet duke vendosur në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj.

Ajo dyshohet të kishte rekrutuar në rolin e punonjëseve (kamariere) dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeç të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin "Bar restaurant" njekohësisht.

Në kuadër të ketij hetimi u bë e mundur të kapen në flagrancë A.H dhe S.H duke kryer prostitucion në ambjentin e përshtatur, në brendësi të lokalit të shtetases A.Sh. 

Po kështu në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z. 

Policia ka sekuestruar godinën Bar – Restorant, 4 aparate telefonik, 3.953.400 lekë te reja, 2300 Paund, 3390 Euro dhe 50 Dollar Australian. 

leket prostitucioni

leket prostitucioni

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)