Goditet grupi i hajdutëve serialë në Dibër, thyen postbllokun, 2 në pranga, një në kërkim
Të arrestuarit janë Resmi Jakimi 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Egert Jakimi 27 vjeç, të dy banues në Shupenzë, ndërsa në kërkim është shpallur V.R, 24 vjeç.
DIBËR-Policia ka goditur një grup që kryente grabitje, ndërsa ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Resmi Jakimi 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Egert Jakimi 27 vjeç, të dy banues në Shupenzë, ndërsa në kërkim është shpallur V.R, 24 vjeç. Sipas policisë ata kanë kryer grabitje në disa banesa, të cilat janë dokumentuar. Herën e fundit ata vodhën 60 litra naftë në një kamion. Pas informacioneve, policia ngriti një postbllok, ndërsa autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip "Benz". Pas arrestimit në makina u janë gjetur bidonat plastik dhe veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular.
Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartëpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip "benz".
Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera dhe konkretisht :
Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit O.Xh, banues në Maqellarë.
Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F.J, banues në Maqellarë.
Më datë 25.06.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.S, banues në Melan.
Më datë 19.07.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.L, banues në Maqellarë.
Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:
Një automjet tip Benz me targa BZ 2269 A, 3 bidona plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular .
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publike” të parashikuar nga nenet 134/2, 134/2-22 dhe 242 të Kodit Penal.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4468
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor, 16:49
-
Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:33
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor, 10:51
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
-
'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë
18 Dhjetor, 16:25
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor, 15:14
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor, 18:05
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor, 11:51
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 60-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
13 Dhjetor, 14:46