Goditet grupi i trafikut të emigrantëve, policia shqiptare operacion me atë spanjolle! 46 të arrestuar, çuan 400 shqiptarë drejt Britanisë dhe SHBA-së (FOTO)

Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë goditur një grup të gjerë të trafikut të emigranteve drejt vendeve të BE dhe SHBA-së. Hetimet për këtë grup kishin nisur që në 2019, ku grupi e kishte bazën në ishullin Saint Maarten të Karaibeve të cilët përmes dokumenteve të falsifikuara kanë trafikuar mbi 400 emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Këto trafikantë nga Karaibet përmes korrierëve i dërgonin ata në Kosovë dhe Shqipëri për t’u shpërndarë dokumentet e falsifikuara shqiptarëve. Korrierët janë arrestuar në  Dhjetor 2020, ndërsa janë shkatërruar edhe 4 pika të falsifikimit të dokumenteve në Kosovë.

Gjatë operacionit të fundit u arrestuan 18 persona dhe u bënë kontrolle në 2 banesa, ndërsa nga fillimi i operacionit janë arrestuar 46 persona dhe janë sekuestruat 1 000 dokumente false.

Hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol, me oficerë të udhëzuar për të çmontuar një grup të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve dhe mashtrimin me dokumentet.  Përmes dokumenteve të falsifikuara të arrestuarit lehtësuan hyrjen e paligjshme të emigrantëve përmes aeroporteve të ndryshme në Spanjë dhe Portugali në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u siguruan atyre karta te falsifikuara  franceze të identitetit. 

Europol koordinoi hetimin, lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe siguroi mbështetje analitike dhe kriminalistike.  

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës material dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike).    

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen