Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga tetë shqiptarë dhe një polic, në kërkim një tjetër

Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga tetë shqiptarë dhe një polic, në kërkim një tjetër

Paraja, droga dhe telefonat e sekuestruara nga të arrestuarit

GREQI- Policia greke ka rënë në gjurmët e një bande, e cila trafikonte drogë, kryesisht kokainë. Sipas mediave greke, policia ka arrestuar 9 persona, një prej të cilëve polic ndërsa të tjerët shtetas shqiptarë. Deri më tani identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Përveç të arrestuarve, në kërkim është shpallur edhe një tjetër polic, i cili së bashku me kolegun e arrestuar dyshohej se ishin kokat e grupit kriminal.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve në Atikën veriore, policia ka gjetur drogë, armë, telefona dhe para, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Sipas informacioneve të mediave greke, përveçse në Atikë, grupi kriminal vepronte edhe në qytetin e Trikalas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ReportTV: 14/10/2018 23:19

    XHAFA THA we Nuk kultivohet me.MOS JANE THARE KUR ISHTE BASHA MINISTER .KA SHUME MUNDESI TE JENE PJESE E GRUPIT TAHIRI-SOTA ...SE MBANTE ERA TEPELENE - VLORE .MBASE 8 SHQIPETARET E NJOHIN KULTIVUESIN.NJERI THA ISHTE MALL I TAHIRIT ME PARTNER RUCIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale