Tirane- Një grup i strukturuar kriminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh e lëndësh eksplozive nga  Kosova në drejtim të Shqipërisë u godit nga policia e Tiranës. Operacioni u ndërmor të dielën e 4 shkurt 2024 në afërsi të ‘Urës së Gjolës” në bashkinë e Krujës kur policia ndërhyri për të arrestuar 3 shqiptarët nga Kosova ndërsa shpalli në kërkim 2 të tjerë.

Të arrestuarit Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira 25 vjeç, dhe Shkëlqim  Halabaku të tre banues në Gjilan të Kosovës po lëviznin me makinë kur dhe u arrestuan në flagrancë ndërsa u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. 

Kallëpet e tritolit ishin fshehur brenda në kuti lëngjesh të frutave ‘eko frut’ 2 litroshe, brenda në një valixhe çiklamin.

”Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë" deklaroi drejtori i policisë së shtetit" deklaroi drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencën krah prokurorit Ritvan Suka, zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, shefin e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 2.  

Po punohet për të zbuluar dhe porositësin e kësaj ngarkese me tritol

“Ne kemi të evidentuar dhe jemi duke hetuar dhe për porositësin e kësaj sasie të konsideureshme të lëndës eksplozive, do i ngelet hetimit” tha Vocaj i pyetur nga gazetarët

Operacioni i koduar "The same' u ndërmor pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit.

Hetuesit dyshohet t’i kenë ndjekur të dyshuarit duke i lënë të kalojnë kufirin me shpresën për të mbërritur tek blerësit, e gjurmimi i çoi deri në Fushë-Krujë, duke lënë dyshime se tritoli është porositur nga grupet kriminale atje.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.  

Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.   

Të arrestuar si pjesë e grupit kriminal
Rigon Maliqi, 20 vjec
Lion Pira 25 vjeç
Shkëlqim  Halabaku të tre banues në Gjilan të Kosovës
Dy në kërkim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
FOTO e tre të arrestuarve pjesë e grupit nga Kosova, trafikuan tritolin brenda kutive të 'eko frut'

1707130915_ddas.jpg

Foto: Lion Pira  Shkëlqim Halabaku Rigon Maliqi

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e tre të arrestuave si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte eksploziv nga Kosova në Shqipëri të fshehura brenda kutive të lëngjëve të frutave.

Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku u arrestuan tek 'Ura e Gjolës'

Ora 11:15
Tritoli i fshehur në kutitë e lëngjeve të frutave hynte në Shqipëri, shikoni ku kishte fshehur 203 kallëpë tritoli grupi kriminal nga Kosova

 

Policia publikoi pamjet e operacionit të koduar “The same” ku u godit grupi kriminal që trafikonte armë dhe lëndë eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Eksplozivi ishte fshehur në kutitë e lëngjeve 'Eco frut"