'Goditet' kabineti qeveritar i kryeministrit britanik, Johnson! Dy ministrat kyç japin dorëheqjen

'Goditet' kabineti qeveritar i kryeministrit britanik, Johnson! Dy ministrat kyç japin dorëheqjen

Dy ministrat që dhanë dorëheqjen dhe kryeministri britanik Johnson

BRITANI E MADHE- Pasi i 'mbijetoi' mocionit të mosbesimit, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë goditjen e dytë nga kabineti qeveritar. Dy ministrat kyç, janë larguar nga ekzekutivi në Londër vetëm pak minuta më parë, transmeton the Guardian. Bëhet fjalë për Ministrin e Financave, Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid të cilët kanë kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti, brenda pak minutash distancë nga njëri-tjetri, duke dhënë një sinjal si lëvizje e koordinuar, gjë e cila mund t'i ndikojë pozicionit të kryeministrit.

Kjo goditje ndaj Johnson vjen menjëherë pas ai kërkoi falje për emërimin e deputetit të përfshirë në një skandal seksual, Chris Pincher, Johnson.

Në letrën e tij të dorëheqjes, të cilën Javid e postoi në Tëitter, ai shkroi: “Me keqardhje të madhe më duhet t’ju them se nuk mund të vazhdoj më me ndërgjegje të pastër të shërbej në këtë qeveri. Unë jam instinktivisht një lojtar ekipi, por populli britanik gjithashtu me të drejtë pret integritet nga qeveria e vetë”.

“Toni që vendosni si lider dhe vlerat që përfaqësoni, reflektojnë mbi kolegët tuaj, partinë tuaj dhe në fund të fundit vendin. Konservatorët në rastin më të mirë të tyre shihen si vendimmarrës kokëfortë, të udhëhequr nga vlera të forta. Mund të mos kemi qenë gjithmonë të popullarizuar, por kemi qenë kompetent për të vepruar në interesin kombëtar. Mjerisht, në rrethanat aktuale, publiku po arrin në përfundimin se ne tani nuk jemi asnjëra. Votëbesimi muajin e kaluar tregoi se një numër i madh i kolegëve tanë janë dakord. Ishte një moment për përulësi, kontrolli dhe drejtimi të ri. Me keqardhje them, megjithatë, se është e qartë për mua se kjo situatë nuk do të ndryshojë nën udhëheqjen tuaj – dhe për këtë arsye ju keni humbur besimin tim gjithashtu”, shtoi më tej Javid.

Edhe ministri i Financave deklaroi në letrën e tij të dorëheqjes se ndihej i keqardhur nga largimin nga qeveria, por nuk mund të vazhdohej më kështu.

“Besoj se për këto standarde ia vlen të luftohet dhe prandaj po jap dorëheqjen. Unë besoj se publiku është gati ta dëgjojë të vërtetën. Njerëzit tanë e dinë se nëse diçka është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë nuk është e vërtetë. Ata duhet të dinë se ndërsa ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë, nuk është e lehtë. Në përgatitje për fjalimin tonë të propozuar të përbashkët mbi ekonominë javën e ardhshme, është bërë e qartë për mua se qasjet tona janë thelbësisht shumë të ndryshme. Më vjen keq që po largohem nga qeveria, por me ngurrim kam ardhur në përfundimin se nuk mund të vazhdojmë kështu”, thotë Sunak në letrën e tij të dorëheqjes.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja