Goditet karteli i Ballkanit, sekuestrohet 1 ton kokainë me foton e Tony Montanës dhe 3 mln euro (VIDEO+FOTO)

Agjencia amerikane kundër drogës njohur si DEA dhe Europol godet kartelin e kokainës në Ballkan. Një operacion i finalizuar pak ditë më parë nën emrin e koduar “familja” ka sekuestruar mbi 1 ton kokainë dhe miliona euro cash. Ky rrjet sipas hetuesve përdorte avionët privat njohur si “charter” për të shmangur kontrollet dhe ruajtur privatësinë e personave të përfshirë në këtë trafik.

Karteli i Ballkanit sipas hetuesve kishte shtrirje në Azi, Europë, Amerikën e Jugut dhe disa baza në Zvicër, Ceki dhe Serbi. Si pjesë e këtij karteli janë arrestuar 16 persona 11 prej tyre Cek, Kroat, Zvicerian, Serb dhe 5 në Hong Kong.

Të arrestuarve vec një sasie në 2 milion euro cash u janë sekuestruar edhe 1 milion euro automjete luksoze, ora, varëse dhe aksesorë. Paketimet e kokainës ishin të stampuara me foton e Toni Montanës, i cili ishte dhe simboli i kartelit të Ballkanit.

Pas mbërritjes së avionëve privat nga Amerika latine për në vendet europiane dhe jo europiane anëtarët e këtij grupit sipas hetimeve përdornin terminalet VIP dhe zbritjen direkt në pistë të valixheve duke i nxjerr me furgona me xhama të zinj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë