Goditet 'klani' i trafikut të drogës, arrestohen 5 persona në Kukës! U sekuestrohen 20 kg kanabis dhe mbi 1.200 euro (EMRAT)

KUKËS- Policia ka arrestuar në flagrancë 5 persona, banues në Vlorë të cilët transportonin lëndë narkotike të jashtëligjshme. Pas arrestimit, u janë sekuestruar 20 kilogram kanabis, 1.250 euro si dhe 10 aparate celularë.

Bëhet fjalë për  Dritan Xhindaj, 33 vjeç, Tautant Bejaj, 36 vjeç, Tili Xhindi, 34 vjeç,  SKerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë.

Policia njofton se është duke punuar për për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?