Një punonjës i një firme private është dhunuar nga një qytetar pasi e akuzonte atë se po punonte në tokën e tij. Punonjësi, me detyre manovratori i skrepit , ka qenë duke pastruar kanalet e ujerave kulluese në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër dhe kjo është bërë shkak  i dhunimit të tij nga një persona.

Punonjësi është goditur me shkop në kokë dhe është dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e qytetarit, i cili është shprehur se e ka kryer aktin se skrepi po punonte në pronën e tij.