Goditet me thikë në gjoks, humb jetën futbollisti 24-vjeçar spanjoll

Goditet me thikë në gjoks, humb jetën futbollisti 24-vjeçar spanjoll

Francisco Naval Perez

Tragjike në Spanjë. Futbollisti 24-vjeçar, Francisco Naval Perez ka ndërruar jetë dje pasi është goditur me thikë në gjoks nga një 20-vjeçar, teksa dyshja nuk kishte konflikt dhe nuk njoheshim me njëri-tjetrin.

Pjesë e Chipionas në Kategorinë e Dytë në provincën e Andaluzisë në Spanjë, Perez i njohur edhe si "Paco" nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra paçka se u dërgua me urgjencë në spital. Agresori u vendos në pranga, teksa nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi sulmin e rëndë.

Lojtari që ndërroi jetë ishte i martuar dhe kishte një vajzë. Vrasësi i dyshuar, i cili nuk kishte precedentë për këtë lloj krimi, po mbahet në qeli në pritje të gjykimit. Shumë klube, madje edhe nga LaLiga (si Reali i Madridit),  i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të viktimës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre