Goditet me vezë deputeti i Vetëvendojes Albin Kurti, pak para nisjes së seancës plenare. Kurti është goditur në shpinë nga dy persona ndërsa ishte duke hyrë në parlament. Siç mund ta shihni në video edhe pse personat janë munduar të largohen, ata janë arrestuar nga policia.
Në një deklaratë për mediat Vetëvendosja bën me dije se dy personat me veshje civile janë pjesëtarë të policisë.

Ja deklarata e plotë e VV:
Tek porta kryesore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy persona me veshje civile të cilët po rrinin me pjesëtarë të Policisë, dhe që ne dyshojmë se janë policë, gjuajtën me vezë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin. Në 17 shkurt persona të policisë kanë gjuajtur me shishe, për të provokuar masën. Në 19 shkurt, persona të policisë ia nisën të sulmojnë opozitën.
Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që "protestojnë" kundër saj në mbrojtje të diktaturës.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO