Kuçovë, 40-vjeçari del për të blerë llambë, përplaset për vdekje nga makina

Një person ka humbur jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë në aksion rrugor Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:00, ku makina tip 'Benz' me drejtues R.D. goditi për vdekje Altin Domin, 40 vjeç, banues ne fshatin Tapi, Kuçovë. Domi kishte dalë nga shtëpia për të blerë një llambë në dyqan, por u përplas për vdekje nga makina.

Drejtuesi i mjetit R.D., është shoqëruar në polici për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.   

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D  duke drejtuar  i mjetit e tij tip benz, ka goditur  me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/03/2020 03:06

    Si eshte e mundur në fshat qe duhet të kesh shpejtesine e gomarit të arish të shtypesh dike? Me sa në ore ka qënë bajga në rrugicë murizash e kakërdhish?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër