Goditet pedagogu Nonda Varfi
nuk pranoi ryshfetin e ish-studentit

Goditet pedagogu Nonda Varfi <br />nuk pranoi ryshfetin e ish-studentit
Profesori i njohur i frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Nonda Varfi, është plagosur mbrëmë në një lokal në Rrugën e Elbasanit pranë Fakultetit të Histori dhe Filologjisë, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, shkruan gazeta "Panorama". Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, autori i dhunës së ushtruar ndaj pedagogut është identifikuar dhe ka rënë në pranga disa orë pas ngjarjes. Plagosja e profesorit Varfi, sipas Policisë, ka ndodhur për shkak të detyrës së tij në komisionin e vlerësimit të pedagogëve që pranoheshin në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se autori i dhunës ndaj pedagogut është shtetasi Algert Kalica, ish-student i profesorit të dhunuar. Ky person, sipas Policisë, aktualisht punon pranë një organizmi të huaj në Tiranë, ndërkohë që pak kohë më parë kishte aplikuar në konkursin për t’u pranuar si pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Duke qenë se profesori Nonda Varfi ishte pjesë e komisionit të vlerësimit, sipas Policisë, shtetasi Algert Kalica kishte tentuar dhe kërkuar disa herë takim për të biseduar në lidhje me favorizimin e mundshëm në vlerësimin e tezës së tij në konkurs. Pasi ka mësuar se kishte dalë humbës në testim, sipas Policisë, i dyshuari për ngjarjen, ka tentuar t’i ofrojë para profesionit të Gjuhëve të Huaja. Mbrëmjen e djeshme, profesori Nonda Varfi dhe ish-studenti i tij, Algert Kalica, janë takuar mes tyre në një lokal pranë Rrugës së Elbasanit në Tiranë. Pasi kanë qëndruar për disa minuta aty, aplikanti për t’u pranuar si pedagog te Gjuhët e Huaja ka tentuar t’i japë në dorëzim shumën e parave pedagogut Nonda Varfi.
Ky i fundit mësohet se nuk ka pranuar, duke hedhur poshtë çdo mundësi favorizimi për personin që po kërkonte punë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Refuzimi nga ana e pedagogut ka sjellë reagimin e dhunshëm të shtetasit të dyshuar për ngjarjen. Ai ka kryer veprime të dhunshme ndaj pedagogut të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Nonda Varfi, njëherësh edhe ish-dekan i këtij fakulteti. Si pasojë e dhunës së ushtruar, profesori i njohur ka marrë dëmtime fizike deri në thyerjen e krahut. Policia, e cila ka marrë njoftim për konfliktin, shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Mbrëmë rreth mesnatës, profesori Nondra Varfi është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dhunës, i cili është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. (am/Panorama/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime