I preu linjën e paligjshme të ujit, goditet drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit! Anduel Gjinaj: Askush s’më intimidon për kryerjen e detyrës time

Goditet për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj.

Ka qenë vetë Gjinaj ai që ka bërë denoncim në polici dhe në Prokurorinë e Pukës për dhunën që është ushtruar ndaj tij. Sipas denoncimit të Gjinajt, ai është dhunuar nga Marjan Qafa, ky i fundit ish oficer policie. Pas kallëzimit në prokurori, Gjinaj tha se ai nuk e njeh Marjan Qafën që e ka goditur, por se ai nuk do të shantazhohet për kryerjen e detyrës së tij.

“Sot kam bërë kallëzimin në Prokurorinë e Pukës sepse Marjan Qafa më ka goditur pasi i kam ndërprerë linjën e paligjshme të ujit. Unë nuk e njoh të dhe se kam parë kurrë, nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie më parë më të, prandaj këtë çështje ia kam lënë në dorë prokurorisë dhe gjykatës të merret me zotërinë në fjalë. Askush nuk më intimidon dhe më shantazhin në kryerjen e detyrës time të zbatimit të ligjit dhe ushtrimit të funksionit tim", tha  Gjinaj

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion