ITALI - Më shumë se një miliard e 300 milionë euro pasuri janë konfiskuar nga skuadra e anti-mafies në Sicili, Lombardi, Lazio dhe Kalabri.
Operacioni "godet në zemër zonën gri të Cosa Nostra", ka deklaruar DIA dhe janë konfiskuar pronat e sipërmarrësit Vito Nicastri, i njohur në sektorin e energjisë fotovoltaike dhe eolike.
Nicastri është i përfshirë, thonë hetuesit, në shumë ngjarje kriminale në lidhje me anëtarët e “Cosa Nostrës".
Nga hetimet ekonomike dhe financiare, të kryera nga Drejtoria e Antimafias, rezultojnë se Nicastri ka lidhur marrëveshje biznesi edhe me kompani të Luksemburgut, Danimarkës dhe Spanjës.
Për hetuesit "ky afrim afër mafiozëve më të njohur, ka favorizuar transformimin e tij nga një elektricist në një sipërmarrës të specializuar në zhvillimin e impiantëve të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë nga burime të rinovueshme duke fituar një pozicion drejtues në rajonet e Jugut.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com