Krimi Ekonomik dhe Kibernerik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, goditi një tjetër rast të mashtrimit përmes skemave me call center, kësaj here në Shkodër. Burime bëjnë me dije se për disa javë veprimtaria e paligjshme është hetuar për ta dokumentuar, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 5 persona dhe mbi 15 të tjerë, kryesisht punonjës të call center po hetohen në gjendje të lirë. Skema e mashtrimit dyshohet të jetë e ngjashme me rastet e tjera, telefonata në drejtim të qytetarëve europian që u premtohen fitime kolosale.

Po ashtu gjatë operacionit policia ka sekuestruar dhjetëra pajisje kompjuterike që përdoreshin për mashtrimin, përfshirë edhe aparate celularë, të cilët do të shërbejnë për dokumentimin e mashtrimit dhe zgjerimin e hetimeve.

Lajmi në përditësim...