Goditet tifozi i Partizanit në Durrës
klubi: Dënojmë dhunën e ushtrua

Goditet tifozi i Partizanit në Durrës<br />klubi: Dënojmë dhunën e ushtrua
Ndeshja Teuta-Partizani e zhvilluar në qytetin e Durrësit nuk ka kaluar pa incidente në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij, pasi janë shoqëruar disa tifozë të ekipit të kuq, që kishin udhëtuar nga Tirana për të ndjekur ekipin në përballjen me durrsakët.

Një nga tifozët është shoqëruar me forcë nga policia, teksa është goditur me shkop gome, ndërsa jashtë ambienteve të stadiumit ka kundërshtuar shoqërimin, por është shtrirë në tokë dhe është marrë me forcë.

Pas ngjarjes klubi i kuq ka reaguar duke dënuar dhunën. “Klubi dënon dhunën e ushtruar nga Forcat e Rendit në përfundim të takimit Teuta - Partizani zhvilluar në stadiumin "Niko Dovana" . Festimet pas fitores 0 - 1 të tifozerisë së kuqe me lojtarët kanë degjeneruar në reagimin e ashpër të forcave të rendit të cilët kanë keqtrajtuar pa kuptim tifozët e kuq” thuhet në njoftimin e klubit të kuq.
partizani
partizani
partizani
partizani
partizani



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja