Policia e Sarandës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur në korrik të këtij viti, ku u godit me sende të forta një 29-vjeçar.

Policia ka ndaluar 33-vjeçarin Kentjon Ismaili, banues në Sarandë, si i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Nr.1” të qytetit. Ndaj këtij shtetasi rëndojnë veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municioneve”, “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Kanosja”.

Më 30 korrik, ky shtetas goditi me mjete të forta dhe kanosi duke qëlluar në ajër me armë 29-vjeçarin S. A., banues në fshatin Gjashtë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, prej ku gjeti dhe bllokoi 1 gëzhojë pistoletë tip TT, model 56. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com