Një konflikt mes një çifti në Durrës u përshkallëzua në dhunë pasditen e kësaj të enjteje, duke lënë të plagosur të dy bashkëshortët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në lagjen 14 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë sherrit në banesë, 43-vjeçari dyshohet se goditi me thikë në kokë bashkëshorten e tij, 38 vjeçe.

Gjatë përplasjes mbeti i lënduar edhe vetë 43-vjeçari. Të dy u dërguan në spital, ku morën ndihmën mjekësore dhe, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar me saktësi dinamikën e konfliktit.

Njoftimi i plotë 

" Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L. Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e  dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit" 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë