Goditi me gur makinën e Berishës
2 ditë në qeli, e nën mbikqyrje

Goditi me gur makinën e Berishës<br />2 ditë në qeli, e nën mbikqyrje
BURREL – Petrit Hoxha, personi që qëlloi me gur makinën e Kryeministrit gjatë fushatës së këtij të fundit në Burrel, ka marrë sot nga gjykata masën e sigurisë me "detyrim paraqitje". Ky vendim erdhi pas qëndrimit 48 orë në komisariat për verifikime të mëtejshme.

Pasi u mor në pyetje nga hetuesit, të cilët dyshonin, se ai kishte kryer edhe vepra të tjera penale, Hoxha pranoi se ka qëlluar eskortën me gurë dhe u shpreh i penduar për veprimin, duke thënë se "isha i alkoolizuar, jam simpatizant i PD-së".

Petrit Hoxha u arrestua mesditën e 31 majit. Që në fillim policia deklaroi se “ai ishte nën efektin e alkolit, kur goditi makinën e kreut të qeverisë me lule. Incidenti ndodhi në kryqëzimin e Barhamit, në qendër të qytetit të Burrelit. Të afërmit e tij deklaruan se "ai u keqtrajtua nga policia pas veprimit që kreu".


Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim