ELBASAN- Një 56-vjeçar me iniciale H.M., ka rënë në pranga pasi ka goditur me sende të forta në trup një bashkëfshatar, gjatë konflikti për motive pronësie.
I arrestuari në fshatin Byshek të Elbasanit akuzohet për veprat penale "Vetëgjyqësia" dhe "Plagosja e lehtë me dashje". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komento