Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani tek Rruga e Kavajës. Sipas policisë është vënë në pranga shtetasi D.M, i cili edhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.
'D. M., 30 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.'-njofton policia.