Tiranë- Një sherr mes dy personave është regjistruar në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Si pasojë e konfliktit ka një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me thikë një 38-vjeçar.
Blutë bëjnë me dije se autori pas ngjarjes fsheu thikën dhe një kallashnikov që e kishte pa leje në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Fatmirësisht 38-vjeçari Florian Gremi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Florian Gremi, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, shtetasi Florian Gremi ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-
Prit policin ta nxjerrin si te pafajshëm.. shqiperia ka marr fund.
Përgjigju








Komente
Komento