LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë. I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer te mbyllura. Ndaj tij janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rënde me dashje.
Ndërkohë, mësuesja Majlinda Palushi ndodhet në spitalin e Traumës edhe pas dy ditësh nga ngjarja. Madje, ditën e sotme sipas informacioneve ajo i është nënshtruar edhe një operacioni në klavikul, pjesën e shpatullës për shkak të dëmtimit. Megjithatë gjendja e saj është shumë e mirë, jashtë rrezikut për jetën.
Report Tv zbardhi një ditë më parë edhe dëshminë e 16-vjecarit, i cili ka deklaruar në polici se mësuesja e lëndoi duke i përmendur babanë e ndjerë.
“Nuk e di çfarë ndodhi! Pata një gjendje të renduar psikologjike pasi mësuesja më përmendi babanë ndërsa po flisnim për frekuentim e shkollës. Ka qene një drame për mua humbja e babait dhe e përjetova serish atë moment. Nuk kam patur asnjë debat më parë me mësuesen, nuk duhej të ndodhte. Jam i penduar!”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër Majlinda Palushi ka treguar se nxënësi jo vetëm nuk mësonte por bënte zhurmë në klasë.
Ca mesuse asht kjo i permend shpirtin e babait te vdekur nje afoleshenti ?! Faji kesaj esht fuhet te hiqet nga mesuese
Përgjigju