Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili ka goditur dhe kërcënuar një punonjës të policisë.
27-vjeçari me iniciale A.K, në rrugën ‘Ali Gjuzi’ në gjendje të dehur ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.’- njofton policia.
Komento