Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi ditën e djeshme në Astir, ka ofenduar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

“Blutë” bëjnë me dije se në momentin që goditi efektivin e policisë, 45-vjeçari ishte duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: arrestuan shtetasin S. Q., 45 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin dyshohet në gjendje të dehur, në Astir,  ka ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë, për shkak të detyrës; ”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në kryqëzimin e Astirit. Nga pamjet e publikuara në rrjet u pa një numër i lartë forcash policie, të cilët po përpiqeshin të neutralizonin qytetarin.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhej dhe një grua e cila në video dëgjohet teksa bërtet me tone të larta zëri.