4 grupe kriminale në 'rrjetën' e policisë, Report Tv zbardh dosjen, agjenti i infiltruar nxori zbuluar trafikantët! Droga shpërndahej me shishe uji ose paketë cigaresh

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen voluminoze të operacionit “Rrjeta” ku u arrestuan 45 trafikantë droge në Elbasan. Në dosje tregohet se si u zbuluan personat e akuzuar si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. 

Dosja për "Vlerësimin e ndalimit, arrestimit në flagrancë dhe masës së sigurisë" dhe i është dorëzuar gjykatës së Elbasanit në fund mban vulën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

"Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se këta shtetas poseidojnë sasi të konsiderueshme lënde narkotike të cilën pasi e përpunojnë e shpërndajnë në doza të vogla tek konsumatorë të ndryshëm në Elbasan" shkruhet në dosje.


Mes 52 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë Igli Merko, Denis Darzeza, Ahmet Kushi, Gavrosh Berati, Florenc Demiri, Arsen Vishkulli, Erist Skilja dhe Emirjan Dinja, të cilët dolën zbuluar nga agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbuloi se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje. Lënda narkotike shitej në forma të ndryshme, dikush me letra si të paketave të cigares, një tjetër në shishe uji, apo edhe në materiale plastike.

Fillimisht agjenti bleu 2 qese kokainë me 10 maj nga Igli Merko. Sipas dosjes të siguruar nga Report Tv, agjenti i autorizuar ndaloi para një bar-kafe rreth orës 19:30 në rrugën ‘Belul Berisha’, ku u afrua një automjet tip Audi që drejtohej nga Igli Merko. Pas bisedës u futën në një rrugicë ku agjenti e priti dhe për 3 minuta, Igli Merko doli nga dersa e një banese dhe i dha diçka në dorë. Agjenti u largua ndërsa Igli Merko u fut në automjet.

Më pas më 31 maj, agjenti i autorizuar u takua me një tjetër person të përfshirë në këtë veprimtari, Denis Darzeza. Të dy u takuan në orën 21:30 në afërsi të kryqëzimit të rrugëve ‘Jordan Misja’ dhe pasi biseduan pak, Denisi i dha në dorë diçka agjentit të autorizuar dhe u largua. Agjenti e dorëzoi në polici dhe rezultoi të ishte shishe plastike uji e mbushur me sasi të lëngshme e cila dyshohet të jetë metadon.

Ndërsa Ahmet Kushi akuzohet se merrej me shitjen e heroinës. Agjenti i autorizuar u takua me të në orën 11:40 të datës 2 qershor pranë pallatit që njihet me emrin ‘pallati kinez’, zonë ku vepronte Kushi për të marrë sasinë e heroinës.

Gavrosh Berati i ofroi agjentit ‘K’ të infiltruar të policisë material gjysëm të mirë, i cili pas analizimit rezultoi se në përbërje të kokainës kishte edhe paracetamol. Takimi mes të dyve u bë në datën 1 qershor në orën 17:30 në shesh parkimin e pallatit, dhe në transkriptet e zbardhura nga policia të bisedës mes Beratit dhe agjentit të infiltruar të policisë, trafikanti i rrëfen policit të infiltruar se materiali nuk është 100% cilësor. 

Gavrosh Berati shiste drogë kokainë, nga banesa e tij dhe gjatë gjithë kohës ka biseduar me agjentin e autorizuar nga brenda shtëpisë. Në mesin e të arrestuarve është Hekuran Gjeli, tek i cili agjenti ‘K’ bleu 2 qese kokainë. Interesant është komunikimi mes tyre, i zbardhur nga përgjimi ambiental.

Hekuran Gjeli: Hë ka dal e mirë?
Agjenti ‘K’: E mirë ishte vlla!
Hekuran Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet naj viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.
Agjenti K: Jo ishte i mirë me verte ky.
Hekuran Gjeli: Në përgjithsi e zi a kupto.
Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Me Emiljan Dinjën, agjenti është takuar 2 herë më 31 maj. Herën e dytë, Dinja i dha kokainë që e kishte mbështjellë me letër si ajo e paketave të cigareve.

Edhe me Florenc Demirin u takua me 31 maj pranë një bar kafe rreth orës 13:00. Demiri i dha diçka agjentit që e kishte fshehur te qepeni i ngritur i lokalit. Brenda ishin 2 qese me kokainë që ishin mbyullur me përdredhje dhe djegie. Dosja i është dorëzuar Gjykatës së Elbasanit e cila pritet të japë sot vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj të ndaluarve. 

Hetimet për megaoperacionin që goditi 4 grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendet ku sigurohej lënda narkotike ishin Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

Në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Përgjimet që shkatërruan grupin kriminal në Elbasan, agjenti i infiltruar: Kjo droga s'bën për bidon, veç për hundë! Trafikanti: Hidh paketën për të bardhën

1688294363_elbasan.jpg

Përgjimet e anëtarëve të grupit të Elbasanit kanë nxjerrë në pah bisedat e agjentit K dhe trafikantëve për lëndët narkotike që shesin. Fillimisht, agjenti bisedon me Aldo Gjelin.

K: A ban për bidon? 

A: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo? 

K: I mir o, se na flliq tek njerëzit? 

A: Po ku ke pir ndonjëherë kështu ti. 

K: Okey.

Pas kësaj ka rezultuar biseda e mëposhtme me Leonard Tolën.

K: Hë rri aty rri, e, hë se s’ka gjë?

L: E, s’kam kusur unë e?

K: S’ka gjo e lal ça kusuri po hë.

L: Si e s’presin e kuptoni ça po baj unë.

Më pas, agjenti K bisedon me Mariglen Hidën.

K: Na, po ke t’më kthesh ti mu kusur?

M: Sa do o la?

M: Sot do marr për ato se s’jan për ty ato e la.

K: Po ai s’dilte o bab për vidon.

M: Ee po s’është ajo për bidon, kjo është e mirë për me hundë.

K: E mir po na shif na gjej na nji për bidon e vlla.

M: Kto i pata të funit unë e la.

K: Po mir po ti marr unë të gjitha kto pra vari k****hajt.

Më pas agjenti bisedon me Rudolf Korumin.

K: Ee bjer ja 4 qese mu nga ato të m’dhajat?Po të bardha ka? 

R:Jo s’kam qese unë, s’punoj me qese.

K:Po t’bardhë e, t’merrja i gjysëm lali ke ti?

R: M’rregull vetëm hidhe paketën.

K: e emir hajt, i ke fut ktu gjith me një fjal.

R: I kam fut po hidh paketën se mos…hidhe paketën.

K: Po e hedh unë e paketën po a i ke fut ktu gjith me i fjal.

Ora 16:18
Përgjimet që çuan trafikantët në 'rrjetën' e policisë, agjenti: O frate do marr çik t'bardh e çik t'kuqe

1688294319_elbasanlibrazhd.jpg

Këto janë përgjime të tjera nga dosja e siguruar nga Report Tv që tregojnë bisedën e agjentit të infiltruar të policisë me Edor Hasanllarin. Të dy dyshohet se komunikojnë për shitje të lëndëve narkotike, ku flitet dhe sasia në gramë dhe pagesa.

K- Me sa do i lesh he, po t’marr 3.

E- 75 (shtatëdhjetë e pesë).

K- Sa duhet të marr unë që ta ulësh?

Nga transkriptimi i përgjimit ambiental personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:

K- O frate do marr içik t’bardh dhe içik t’kuqe.

Më dt. 15.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : I Mir a e?

Shtetasi Gravosh Berati i identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo i fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super.

K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len?

G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori.

G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçeke ai pronari. 

K: Del për bidon me i fjalë.

G: I q* motrën mo lal.

Ora 16:05
Përgjimet që nxorën zbuluar trafikantët në Elbasan: Edhe ne po rrezikojmë nëpër dogana, të them kur të vish të marrësh drogën që të mos bësh rrugën kot

1688046233_finalprojekt.00570914.Still038.jpg

Disa nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan tregojnë komunikimet e anëtarëve të grupit me agjentin ‘K’ për çmimet e mallit.

Në bisedat e mëposhtme, agjenti i infiltruar bisedon me Xhevit Bogdanin, i identifikuar me simbolin Xh.

K: Nuk janë aq aty.

XH: Po pra të thash që ma kan lujt, thash vet që ma kan lujt. Po për këtë të paktën po more i 250.

XH: Bosha diferencën me tjetrën prap rregulloena prap.

K: Nuk bohet fjalë burr, unë ta thash, edhe nuk është ai bar që ja vlen me i fjal. Na t’jap….

XH: E llogarite 150e, jo o vlla ça thu ti me burr.

K: Aty s’janë 200 gramë, hajde ikim e peshojmë ku të duash ti.

XH: Unë 50 gr i kam dhënë vetë për 100 mijë lekë. T’paktën boje 200 meqë t’ra rruga, 150 nuk bohet fjalë o vlla, për zotin nuk jam ngushtë për ato, po veç nga rruga llogarite ti që i shkova në Strugë, Dogana, duke e marr, duke ardh edhe njëher, rrezikun, duke marr çunin e huaj anej duke i dhënë noi lek noi gjë.

K: I dyqinçe jan s’jan aty e burr. 

Person i paidentifikuar me simbolin Y : Jep dyqind rrugën tjetër rregullohemi e vlla, jep 200 e hajd ikim dhe ne, se ne qem….

K: Për sa të vi un e vlla ta marr atë tjetrën?

XH: Atë tjetrën nuk të gënjej kot që të them nesër pasnesër, të më vi e të them unë një ditë para.

K: Për sa dit e pra, je, që je me i fjal?

XH: Kiameti kiameti 2-3 dit nuk e di.

XH: Nuk e di të sigurt fare fare, e kupton se varet ça te ndodh edhe ty ere se mua kur më thonë po vim, vin pastaj prap. Po në momentin që ta kem në dorë vetë, e kupton ta kem në dorë vet të them hajde.

Y: Mos bosh rrugën kot ti, si ti dhe ne rrezikojmë.

XH: Aty masaneje ka timen 4 cope apo 5 cope sa mund të jenë.

Y: E rregullohemi pastaj e burr.

XH: Ta boj ofert tamam se e di që e kam timen, se ktë këtu betohem për kok të asaj nane që ja kam marr tjetrit nga 300 m kan lan 250.

Bisedat me 26 maj mes agjentit me Armand Llucën.

K: Do m'japësh një të vogël ti mu.

A: Ça do?

A: Po i kam kshu unë zero treshe.

A: O Xhul shif içik sipër frigoriferit ke i plaçk aty.

Shtetasi Xhuljo  Lluca i identifikuar me simbolin “XH”: Ça t’boj ee?

A: I plaçk sipër frigoriferit, anej maton. Kujdes Xhul mos t’bjeri.

Ora 13:57
Përgjimet e agjentit të infiltruar dhe trafikantit kur po blinte lëndë narkotike: A ka polica aty te cepi në fund?

1688294319_elbasanlibrazhd.jpg

Një tjetër përgjim mes agjentit të infiltruar nga policia dhe shitësit të drogës në Elbasan tregon se si ruhen nga efektivët.

Agjenti i identifikuar me shkronjën “K” ka komunikuar me të arrestuarin Esmirald Liçi në një prej lagjeve të Elbasanit. Ata fillimisht janë takuar dhe më pas Liçi ka shkuar në banesën e tij për të marrë drogën. Pasi agjenti ka marrë 32 gram kanabis, ai është larguar.

Esmirald Liçi: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

Agjenti: Gjum?

Liçi: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer naj nji se hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

Agjenti: Kam kshu, kam ca kohë kshu.

Liçi: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin kta rop…

Ora 13:16
Trafikantët në ‘rrjetën’ e policisë së Elbasanit, përgjimet me agjentin: Të pëlqeu kokaina? Unë e zgjedh se e pi vetë ndonjë vizë

1688294335_elbasan.jpg

Në dosjen e operacionit të Elbasanit janë edhe përgjimet e agjentit të infliltruar me simbolin ‘K’ dhe trafikantëve të cilëve i blinte drogë. Në bisedën me Hekuran Gjelin, të cilit i mori 2 qese kokainë prej 0.7 gramësh, ky i fundit e pyeti nëse i ka pëlqyer lënda narkotike.

Gjeli: Hë ka dal e mirë?

Agjenti “K”: E mir ishte vlla.

Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.

Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.

Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.

Agjenti: Hajt.

Ora 12:40
Zbulohet ku e fshihte drogën një prej trafikantëve në Elbasan, qesen me kokainë ia la agjentit në qepenin e lokalit

1688294363_elbasan.jpg

31 maji ka qenë një ditë e ngjeshur për agjentët e policisë në Elbasan. Një prej tyre në mesditë takoi edhe Florenc Demirin, në rrugën "28 Nëntori" afër një bar-kafe dhe ai i dha diçka agjentit të autorizuar. Sendin që Florenc Demiri ia dha agjentit e mori te qepeni i ngritur i lokalit, dhe pasi u largua agjenti i autorizuar ai e la te qepeni i ngritur i bar-kafesë. Nga ekspertimi rezultoi të ishte sërish kokainë. Nga hetimet ka rezultuar se Florenc Demiri është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Në datën 29 maj oficeri i autorizuar u takua me Arsen Vishkullin, afër një bar-kafe pranë kinemasë në rrugën "Faik Neziri", dhe që te dy hynë në këtë bar-kafe e cila u hap nga Arsen Vishkulli. Ata hynë në lokal për pak minuta dhe më pas agjenti i autorizuar iku në drejtim të universitetit ndërsa Vishkulli qëndroi në lokal dhe vëzhgimi u shoqërua me fotografi. Vishkulli i dha një sasi lënde narkotike që pas ekspertimit rezultoi të ishte kokainë. Edhe Arsen Vishkulli është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Në 2 qershor agjenti i infiltruar i policisë u takua me Ahmet Kushin në rrugën "Lef Nosi", pranë pallatit që njihet me emrin "pallati kinez". Kushi i dha diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe u largua për në të djathtë të hyrjes së pallatit dhe vëzhgimi u shoqërua me fotografi. U sekuestrua një sasi lënde në gjendje të ngurtë si të kuqërremtë që për nga karakteristikat ngjason me heroinë, e cila është mbështjellë me material plastik transparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie.

Ora 12:28
Përpunimi i drogës për shitje trafikantët në Elbasan, njëri përzieu kokainën me paracetamolin! Biseda me agjentin: Hajde se kam diçka gjysëm të mirë

1688294319_elbasanlibrazhd.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv për grupet kriminale në Elbasan që ranë në rrjetën e policisë rezulton se në datën 31 maj, në orën 21:30 oficeri i inflitruar nga policia u takua me Denis Darzezën, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve "Jordan Misja" dhe "Cen Olldashi" pasi biseduan pak i dha në dorë diçka agjentit të autorizuar dhe u largua. Vëzhgimi u shoqërua me fotografitë përkatëse. Atij iu sekuestrua një shishe plastike transparente me mbishkrimin, e mbushur me një sasi të lëngshme, e cila dyshohet të jetë metadon. Rezulton se Denis Darzeza është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa në datën 01 qershor, në orën 17:30 oficeri i autorizuar u takua me Gavrosh Beratin në shesh parkimin e pallatit të tij. Në këtë vëzhgim konstatohet se Berati nuk doli në asnjë moment nga banesa por gjatë gjithë kohës ka biseduar me agjentin e autorizuar nga brenda shtëpisë së tij. Eshtë bërë vetëm një fotografi vëzhgimi dhe sekuestruar një qese e dyshuar kokainë, 0.9 gram. Në transkriptet e zbardhura nga policia të bisedës mes Gavrosh Beratit dhe agjentit të infiltruar të policisë, ai i ofron “diçka gjysëm të mirë”.

Pas analizimit ka rezultuar se në përbërje lënda narkortike kishte edhe paracetamol. Më vonë, gjatë zhvillimit të operacionit, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Gravrosh Beratit në datën 29 qershor është gjetur dhe sekuestruar një qese transparente që dyshohet se është heroinë me peshë 91 gr me gjithë ambalazh. Kjo sasi është sekuestruar dhe është marrë vendimi për kryerjen e ekspertimit kimik.

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 02/07/2023 14:36

    O Met Rrumbullaku shkrije antidrogen e policise se Elb fare.per 1 muaj zbuloi agjenti K 45 vete. Po keto te policise qe marrin rroge nga trafikantet cer bejne?

    Përgjigju
    • Lushka: 02/07/2023 15:34

      Po te mbaruar ore ka kapur se ti shikosh te gjithe 50 veta edhe me 2 kg droge imagnino cka neper shumica ato qe sjellin volum .Kapin keto te mbaruarit qe pijne e shesin. Anti marmalata ashtu osht ne gjithe shqiperine nuk eshte vetem ne qelbasan...aksion agjenti k ...hahahah historira alla shqiptarce...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja