Zbulohet ku e fshihte drogën një prej trafikantëve në Elbasan, qesen me kokainë ia la agjentit në qepenin e lokalit

Zbulohet ku e fshihte drogën një prej trafikantëve në Elbasan, qesen me kokainë ia la agjentit në qepenin e lokalit

1688294363_elbasan.jpg

31 maji ka qenë një ditë e ngjeshur për agjentët e policisë në Elbasan. Një prej tyre në mesditë takoi edhe Florenc Demirin, në rrugën "28 Nëntori" afër një bar-kafe dhe ai i dha diçka agjentit të autorizuar. Sendin që Florenc Demiri ia dha agjentit e mori te qepeni i ngritur i lokalit, dhe pasi u largua agjenti i autorizuar ai e la te qepeni i ngritur i bar-kafesë. Nga ekspertimi rezultoi të ishte sërish kokainë. Nga hetimet ka rezultuar se Florenc Demiri është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Në datën 29 maj oficeri i autorizuar u takua me Arsen Vishkullin, afër një bar-kafe pranë kinemasë në rrugën "Faik Neziri", dhe që te dy hynë në këtë bar-kafe e cila u hap nga Arsen Vishkulli. Ata hynë në lokal për pak minuta dhe më pas agjenti i autorizuar iku në drejtim të universitetit ndërsa Vishkulli qëndroi në lokal dhe vëzhgimi u shoqërua me fotografi. Vishkulli i dha një sasi lënde narkotike që pas ekspertimit rezultoi të ishte kokainë. Edhe Arsen Vishkulli është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Në 2 qershor agjenti i infiltruar i policisë u takua me Ahmet Kushin në rrugën "Lef Nosi", pranë pallatit që njihet me emrin "pallati kinez". Kushi i dha diçka në dorë agjentit të autorizuar dhe u largua për në të djathtë të hyrjes së pallatit dhe vëzhgimi u shoqërua me fotografi. U sekuestrua një sasi lënde në gjendje të ngurtë si të kuqërremtë që për nga karakteristikat ngjason me heroinë, e cila është mbështjellë me material plastik transparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie.


Lajmi kryesor:

4 grupe kriminale në 'rrjetën' e policisë, Report Tv zbardh dosjen, agjenti i infiltruar nxori zbuluar trafikantët! Droga shpërndahej me shishe uji ose paketë cigaresh


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit