Një tifoz i vogël futbolli, nuk do ta harrojë kurrë ndeshjen e tij të parë që ka parë nga afër skuadrën e Manchester United. Dhe kjo ndodh jo aq shumë për emocionet në stadium, sesa për goditjen e fortë të sulmuesit Rooney që i ka shkaktuar frakturë në dorë.
9 vjeçari Jamie Thomas ishte në shkallët pranë fushës, në impiantin Molineux, kur ai u godit nga gjuajtja me top e Rooney në kohën e nxemjes, ndërsa në ndeshje, Manchester United fitoi 5-0 në sfidën e vlefshme për Barclays Premier League.
Në ndeshjen ndaj Wolves , Rooney kreu një goditje të fortë e cila përfundoi në dorën e tifozit 9 vjeçar, të cilit ia theu dorën. 9 vjeçari Jamie Thomas ishte i ulur në rreshtin e parë të tifozëve së bashku me babin e tij kur rastësisht e goditi, topi i Rooney.
Nga stadium, vogëlushi Thomas ishte detyruar të shkonte në spital por që tashmë thuhet se gjendja e tij e dorës është nën kontroll.
/Shqiptarja.com