ELBASAN-Ledio Zabeli dhe Valmir Dedja janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit, të akuzuar se kanë qenë të përfshirë në incidentin e Elbasanit në 18 shtator. Ledio Zabeli ishte drejtuesi i makinës tip Range Rover, e cila u ndalua para tregut Agro- Ushqimor në Elbasan, ndërkohë që më pas ndodhi edhe përplasjeve mes makinës Audi të blinduar dhe automjetit të zv.drejtorit të Policisë Elbasan Gjergji Oshafi.

Ledi Zabeli akuzohet për prodhim dhe shitje e narkotikëve, pasi atij iu gjet një sasi prej 5 gram kanabisi në banesë. Ndërkohë në burg është lënë edhe roja i tregut Agro-Ushqimor Valmid Dedja.

Ai akuzohet se nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të hapur derën e tregut, ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga Report TV, dallohet se oficerët e policisë kanë refuzuar të futen në brendësi të tregut.

Gjykata ka lënë në arrest shtëpi edhe personin Kelmend Xhaferrin, i cili ishte në makinë tip Range Rover, por që nga kontrolli në banesë iu gjet një armë gjahu pa leje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com