Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy nga tre të arrestuarit në Elbasan të cilët kundërshtuan operacionin e policisë “Vjeshtë 2017” duke goditur nga pas automjetin e zv/drejtorit të policisë Gjergji Oshafi.

Me masë sigururie arrest me burg do të qëndrojnë Ledio Zabeli dhe Vladimir Dedja roja i tregut ushqimorë në pronësi të biznesmenit Petrit Cela ndërsa me masë arrest në shtëpi do të qëndrojë Klement Xhaferri.

Ketë tre shtetas u prangosën në Elbasan më 19 shtator pasi në postobllok u ndalun sëpari Zabeli e Xhaferri e më pas Dedja i cili sipas policisë në funksionin e rojes së tregut pengoi këta të fundit të ushtronin kontroll për mjetin që goditi zv/drejtorin Oshafi.

Ky operacion është ende duke u zhvilluar në qytetin e Elbasanit për arrestimin e Suel Çelës i cili dyshohet se ka qenë duke drejtuar automjetin e blinduar "Audi" që përplasi nga pas mjetin e Oshafit i cili ishte pjesë e eskortës që po shoqëronin në polici Zabelin dhe Xhaferrin.

Për ngjarjen ka reaguar disa herë dhe biznesmeni Petrit Çela i cili është pronar i tregut ushqimorë dhe babai i Suel Çelës, ku sipas tij ata nuk janë të përfshirë në kundërshtimin e policis dhe drejtësia duhet të zbardh të vërtetën.

Ndërsa një ditë më parë drejtori i policisë së shtetit Haki Çako nga Elbasani deklaroi se është identifikaur autori që goditi mjetin e zv/drejtorit të Elbasanit dhe po punohet për kpajen e tij duke shtuar se policia e shtetit është e vendosur të luftoj cdo organizatë dhe aset kriminal në vend.
masa sigurise elbasan

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com