Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Prokuroria e Posaçme

Prokuroria e Posaçme i kërkon mediave dhe personave të hetuar që kanë marrë kopje të vendimit dhe dosjes, që të mos publikojnë më materiale nga çështja e goditjes së organizatës së Elbasanit të drejtuar nga Suel Çela, pjesë e të cilës janë edhe gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, si dhe gjyqtarja e arrestuar Pajtime Fetahu, me total 21 persona nën hetim dhe akuzë.

SPAK thekson se “duhet ruajtur sekreti hetimor”, teksa ia kujton këtë edhe të hetuarve dhe avokatëve të tyre që kanë marrë materialet dhe kanë firmosur për këtë gjë.

Madje ka dyshime të forta se këto materiale në media po rrjedhin nga vetë këta persona të hetuar dhe kjo theksohet në njoftim.

“Sqarojmë se pas dhënies dhe marrjes së kopjeve të këtij vendimi nga të hetuarit dhe pala mbrojtëse, është vënë re se pjesë të tij janë bërë publike në media, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës dhe kuadrin ligjor. Të gjithë personave nën hetim ju është përcjellë kopje e vendimit të gjykatës kundrejt firmosjes së procesverbalit për ruajtjen e sekretit hetimor”, thotë reagimi i SPAK ditën e sotme (28 Nëntor).

Më tej organi akuzës paralajmëron se shkelja dhe “mosrespektimi i urdhërimit të përcaktuar në pikën 26 të dispozitave të këtij vendimi, përbën vepër penale të përcaktuar në nenin 295/a paragrafi 3 të Kodit Penal, me titull “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Njoftimi i SPAK:

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u bën thirrje të gjitha mediave dhe aktorëve publikë që të respektojnë Vendimin e Gjykatës se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), datë 22.11.2024 “Për caktimin e masës së sigurimit personal” për çështjen penale nr. 138 dhe legjislacionin për mbrojtjen e sekretit hetimor. Çdo publikim i paautorizuar jo vetëm dëmton procesin hetimor, por krijon pasoja të rënda për sigurinë e palëve të përfshira dhe integritetin e procesit hetimor.

Në përputhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të ruajtur sekretin hetimor dhe për të ndaluar publikimin e akteve hetimore, GJKKO në vendimin e saj ka urdhëruar që:

“26. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale urdhërohet ndalimi i publikimit të kërkesës së prokurorisë, përmbajtjes së saj si dhe i akteve që lidhen me çështjen deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalohet tërësisht publikimi i këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.”

27. Mosrespektimi i urdhërimit të përcaktuar në pikën 26 të dispozitave të këtij vendimi përbën  vepër penale të përcaktuar në nenin 295/a paragrafi 3 të Kodit Penal, me titull “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Sqarojmë se, pas dhënies dhe marrjes së kopjeve të këtij vendimi nga të hetuarit dhe pala mbrojtëse është vënë re se pjesë të tij janë bërë publike në media, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës dhe kuadrin ligjor. Të gjithë personave nen hetim ju është përcjellë kopje e vendimit të gjykatës kundrejt firmosjes së procesverbalit për ruajtjen e sekretit hetimor.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbetet e përkushtuar në garantimin e një procesi hetimor të drejtë, transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin, duke mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e qytetarëve". 
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Flamur Vezaj: Distancohem, s’kam pasur asnjë ndërhyrje nga Artan Hoxha për persona të përmendur në dosjen e Suel Çelës

Gazetari Flamur Vezaj: Distancohem, s’kam pasur asnjë ndërhyrje nga Artan Hoxha për persona të përmendur në dosjen e Suel Çelës