Goditja e SHBA-së me 'listë të zezë', analistët në Serbi: Kambana bie për Vuçiç

Goditja e SHBA-së me 'listë të zezë', analistët në Serbi: Kambana bie për Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një mesazh paralajmërues Serbisë, duke dërguar zyrtarin Paul Ahern në një “turne” në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit u diskutua për sanksionet amerikane ndaj disa individëve, në mënyrë që edhe disa persona të tjerë pranë autoriteteve serbe të përfshihen në “listën e zezë”, përkrah Zvonko Veselinoviqit, biznesmenit kriminal nga veriu i Kosovës dhe Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe.

Kështu e interpretojnë disa analistë në Serbi vizitën e një zyrtari të lartë amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës ai qëndroi në Beograd ditëve të fundit dhe u takua me zyrtarë të qeverisë serbe.

Gjatë një vizite tre-ditore në Beograd, ushtruesi i detyrës së ndihmës sekretarit të Thesarit, Paul Ahern, foli për çështjen e sanksioneve, duke theksuar se “individët dhe kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe aktivitetet e tyre duhet të ndalen”.

Ahern shtoi se “Presidenti Biden e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara” dhe se “do të vijojë t’i kërkojë llogari protagonistëve të korrupsionit kudo që ndodhen”.

Krahas deklaratës zyrtare se është biseduar për sanksionet, në qarqet diplomatike thuhet jozyrtarisht se autoriteteve serbe mes rreshtash u është thënë se sanksione të tilla mund t’i godasin edhe disa persona të tjerë të afërt me Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiç, nëse Beogradi nuk i përfill të gjitha mesazhet nga Shtetet e Bashkuara për politikën në rajon.

Tani për tani Bosnjë e Hercegovina do të jetë nën një “goditje” më të madhe nga Amerika, sepse vetë Ahern shpalli hapur në Sarajevë një shtrëngim të mundshëm të sanksioneve dhe SHBA, si dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, e sheh situatën në Bosnjë e Hercegovina si kërcënim të madh për stabilitetin e rajonit.

Ivan Vujaçiç, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara,  tha se një skenar i tillë është “absolutisht i mundshëm” dhe se ai supozon se sanksionet do të prekin jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

“Autoritetet në Beograd duhet ta marrin seriozisht këtë mesazh. Jam i sigurt se janë thënë më shumë gjëra që nuk do të bëhen publike për temën e sanksioneve. Potencialisht, nuk do të habitesha nëse zyrtarëve vendorë do t’u thuhej se së shpejti do të publikohej një listë me disa emra të tjerë dhe që t’u ishte njoftuar paraprakisht, për të mos u habitur”, thekson Vujaçiç.

Ai shpjegoi se nuk është për t’u habitur që sanksionet ishin temë e vizitës së Ahern, sepse zyra e OFAC, e cila merret me ngrirjen e fondeve të njerëzve në mbarë botën që janë në listën e sanksioneve amerikane, është nën autoritetin e Thesarit dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

“Nga ana tjetër, ata kanë një njeri të veçantë që merret me sanksionet në koordinim me Departamentin e Shtetit, i quajtur James O’Brien, i cili ishte thellësisht i përfshirë në krizën tonë dhe pas kësaj ishte në grupin Albright”, theksoi ai.

Natan Albahari, Sekretar Ndërkombëtar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, tha se opozita në Serbi ka paralajmëruar për vite me radhë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis Radoiçiçit dhe Veselinoviçit me Partinë Progresive Serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiç dhe se sanksionet e SHBA-së kundër Veselinoviçit dhe Radoiçiç janë sinjali më i fortë deri tani se Administrata e Bidenit do të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.

“Këto sanksione janë një paralajmërim për Vuçiç se ai nuk mund t’i fshehë lidhjet e tij me kriminelët, as paratë që i ka marrë prej tyre. Edhe pse mund të dëgjojmë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë në rritje, kjo lëvizje, si dhe mos ftesa dhe vetëm më vonë miratimi që Serbia të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Biden, ia bën të qartë Vuçiç se “carte blanche” që e kishte ka përfunduar gjatë administratës Trump”, tha Albahari.

Ai gjithashtu pret sanksione dhe paralajmërime shtesë në të ardhmen, sepse Shtetet e Bashkuara duan rezultate të matshme në luftën kundër korrupsionit, dhe nga ana tjetër, “Vuçiç vështirë se mund të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ose ta përmirësojë situatën në fushat e kërkuara, sepse që do të çonte në rënien e tij të përshpejtuar nga pushteti”, përfundon ai./ Express

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaci: 20/12/2021 05:58

    Tani talleni kot. Si ta bejne non grata ku ai eshte byth e breke me Ramen. Ketu e bete kot verren ne uje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’