Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela ka bërë me dije se ish-kryeministri nuk do të shkojë në polici për të dëshmuar për sulmin me grusht gjatë protestës së djeshme.
“Më marrin gazetarët për të më pyetur: a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në polici dhe kur do shkojë? Pra, Berisha duhet ta denjoka këtë polici kulimo-politike dhe të shpenzojë, qoftë edhe një minutë me të, sikur dëshmia e tij nuk u dha e plotë publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithçka publikisht.
Sikur dhuna në fytyrën e tij dhe të opozitës nuk mjafton!!! Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve dhe të rrijë në vrimën e saj që qelbet era këmbë korrupsioni”, shkroi zëdhënësi i Berishës.
Lajmi kryesor: