Goditje e madhe në merkato, drejtori i Vllaznisë: Jemi në bisedime me Bekim Balaj

Goditje e madhe në merkato, drejtori i Vllaznisë: Jemi në bisedime me Bekim Balaj

Bekim Balaj

Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Auron Miloti ka pranuar se shkodranët janë në bisedime për të rikthyer në ekip Bekim Balaj-n pas 13 vitesh. Sulmuesi e mbylli aventurën në Turqi me Kecierengugu dhe është lojtar i lirë, me Vllazninë që kërkon një afrim në sulm. 32-vjeçari shkodran është produkt i kuqebluve, teksa ka luajtur edhe 49 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola me kombëtaren shqiptare.

"Është hapur merkato, duam përforcime në sulm dhe shpresojmë që të realizohen ato që kemi planifikuar. Balaj rikthehet? Jemi në negociata shpresojmë në diçka pozitive, por nuk ka akoma diçka zyrtare. E vetmja ndërhyrje është në sulm, por presim. Nuk ka largime nga Vllaznia, pasi të gjithë lojtarët janë në kontratë deri në qershor. Ka bisedime dhe mund të ketë lëvizje nëse vjen ndonjë ofertë interesante”, tha Miloti për Oversport.

Balaj në karrierën e tij ka luajtur me klube si Vllaznia, Tirana, Sparta Praga, Jagiellonia, Slavia Praga, Rijeka, Terek dhe Akhmat Grozny, Sturm Graz, Nizhni Novgorod, Boluspor dhe Ankara Keciorengucu.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja